• среда, 15 април 2026
MIA Flesh

09:00/24 mars/2026

Zagreb - Presidentja Gordana Siljanovska Davkova, sot në Zagreb, me nderime më të larta shtetërore dhe ushtarake do të pritet nga presidenti kroat Zoran Milanoviq. Në kuadër të vizitës zyrtare në Kroaci, është parashikuar takim tet-a-tet mes dy presidentëve, si dhe takim plenar i delegacioneve të dy vendeve. Presidentja e Maqedonisë do të realizojë takim edhe me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq.

Shkup - Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski dhe ministja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska sot do të marrin pjesë në ngjarjen e ngritjes së ndërgjegjës për rreziqet e përdorimit të armëve të vogla dhe të lehta. Ngjarja do të mbahet në SHM "Vllado Tasevski" në Shkup me fillim në ora 12.

Shkup - Konferenca me temën "Veprimi bankar qendror në kushte të ndryshimeve të përhershme botërore: nxitja e stabilitetit, inovacioneve dhe qëndrueshmërisë", do të mbahet sot në Shkup në organizim të Bankës Popullore, me mbështetje të Forumit Evropian për Mjete Evropiane dhe Financa (SUERF – The European Money and Finance Forum).  Konferencën do ta hap guvernatori i Bankës Popullore Trajko Sllaveski, ndërsa do të mbajnë fjalim edhe kryeministri Hristijan Mickoski dhe sekretari i përgjithshëm i SUERF Ernest Gan.

Shkup - Rritja e ndërgjegjësimit dhe nxitja e një dialogu thelbësor institucional për ndryshimet e mundshme kushtetuese dhe reformat legjislative që lidhen me vendosjen e ankesës kushtetuese, si mekanizëm për mbrojtjen e drejtëpërdrejtë të lirive dhe të drejtave themelore para Gjykatës Kushtetuese, është qëllimi i tryezës së sotme të rrubullakët me titull "Vendosja e ankesës kushtetuese", e organizuar nga Delegacioni i Bashkimit Evropian dhe Gjykata Kushtetuese e Republikës së Maqedonisë së Veriut. 

Shkup - Komuna e Tetovës sot në bashkëpunim me NPK Tetovë organizon aksion për pastrimin e qytetit me rastin e shënimit të Ditës së Ekologjisë. Ngjarje do të fillojë në ora 10:00, para ndërtesës komunale, ku kryetari i komunës, Bilall kasami do të japë deklaratë.

Shkup - Me rastin e 17 Marsit - Ditës së themelimit të Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ditës së dhurimit të gjakut në RMV, Kryqi i Kuq organizon një ngjarje kushtuar promovimit të ndihmës së parë dhe rritjes së ndërgjegjësimit për rëndësinë e reagimit të shpejtë në situata emergjente. Siç informojnë nga Kryqi i Kuq, ngjarja do të mbahet më 24 mars në Sheshin Maqedonia në Shkup, nga ora 11:00 deri në 13:00, ku qytetarët do të kenë mundësi të ndjekin demonstrime praktike dhe prezantime për procedurat bazë të dhënies së ndihmës së parë.

Shkup - "Kapacitetet institucionale për parandalim dhe luftë kundër korrupsionit në Republikën e Maqedonisë së Veriut: perspektiva evropiane dhe praktika nacionale" është tema e sesionit të sotëm të Konventës nacionale për Bashkimin Evropian në vend. NCEU-MK është nikoqir i sesionit të 7-të të Grupit të punës 6 - Antikorrupsioni (Kapitulli 5 - furnizimet publike, Kapitulli 18 - statistika dhe Kapitulli 32 - kontrolli financiar) si pjesë të Klasterit 1 - Vlerat fundamentale të Kornizës negociuese për inkuadrim në Bashkimin Evropian, në organizim të Lëvizjes evropiane.

Shkup - Instituti i Maqedonisë për mediume (IMM) sot do t'i ndajë çmimet në gazetari "Nikolla Mlladenov 2025". Në ngjarje do të ndahet çmimi i parë, i dytë dhe i tretë për storjen më të mirë hulumtuese. Në konkursin e këtij viti të publikuar më 27 janar dhe i cili zgjati deri më 17 shkurt, arritën 42 storje, të përpunuara në 122 tekste/video shënime.

Shkup - Moti sot në vend do të jetë i ndryshueshëm me periudha me diell. Kryesisht në rajonet malore do të ketë kushte për reshje të kohëpaskohshme. Do të fryjë erë e matur, vende-vende e përforcuar nga drejtimi verior. temperaturat minimale do të jenë në interval prej -1 deri 7, ndërsa maksimalet do të arrijnë prej 8 deri 16 gradë. Në Shkup do të përqendrohet mot i ndryshueshëm me vranësira. Do të fryjë erë e matur nga drejtimi verior. Temperaturat minimaëe do të zbresin deri 5, ndërsa maksimalet do të arrijnë deri 13 gradë.

Bagdad - Shtatë pjesëtarë të ish grupit parmilitar "Hashd al Shaabi" janë vrarë në sulmin ajror të forcave amerikane në pjesën perëndimore të Irakut. Burime nga grupi militant tashmë i shpërbërë, i njohur gjithashtu si "Forcat pë mobilizim popullor", njoftojnë se sulmi ajror është kryer ndaj bazës së tyre në provincën Anbar. Në mesin e të vrarëve është edhe komandanti rajonal për operacione, ndërsa janë plagosur 13 të tjerë. 

Teheran - Dy objekte energjetike iraniane ishin cak i sulmeve izraelito-amerikane, disa orë pasi që presidenti amerikan, Donald Tramp papritur paralajmëroi se nuk do të goditen kapacitetet energjetike iraniane. "Në sulmet e kryera nga armiku zionist dhe amerikan, caqe ishon ndërtesa administrative dhe stacioni për përpunimin e gazit në Ispahan", e transmetojnë mediumet botërore informatën e agjencisë "Fars", mediumi i vetëm iranian që raportoi për incidentin. Më pas në informatë ceket për dëmtimë të pjesërishëm të objekteve të goditura.

Bogota - Në rrëzimin e aeroplanit ushtarak kolumbian kanë humbur jetën 66 pjesëtarë të forcave të armatosura, deklaroi shefi i Mbrojtjes, Uho Alehandro Lopes Bareto. Ai theksoi se në aeroplan ka pasur 128 njerëz gjegjësisht 11 pjesëtarë të forcave kolumbiane të aviacionit, 115 pjesëtarë të armatës dhe dy pjesërarë të policisë kombëtare.

Kanberra - Bashkimi Evropian dhe Australia i finalizuan negociatat për Marrëveshjen e tregtisë së lirë, publikuan sot kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen dhe kryeministri australian Entoni Albaneze. Ky akt paraqet një kulminacion të negociatave të cilat zgjatën tetë vite. Qëllimi kryesor i marrëveshjes është heqja e plotë e tarifave dhe barrierave tregtare, me çka do të mundësohet një nxitje e konsiderueshme e shkëmbimit të mallrave dhe shërbimeve mes dy palëve.

Uashington - Ministria e Mbrojtjes e SHBA-së kreu revizion të politikës së vet mediatike në pajtim me urdhrin gjyqësor të lëshuar të premten, edhe pse njëkohësisht parashtroi ankesë ndaj vendimit të tillë, konfirmoi sot zëdhënësi i Pentagonit, Shon Parnel. "Ministria çdoherë i respekton vendimet gjyqësore, por nuk dakordohemi me këtë vendim dhe prandaj e ankimojmë", theksoi Parnel në deklaratën e publikuar në platformën X. Ai shtoi se rregullat e reviduara për njoftim mediatik hyjnë në fuqi menjëherë.

Uashington - Senati i SHBA-së sot me 54 vota "për" dhe 45 "kundër" e konfirmoi zgjedhjen e senatorit 48 vjeçar nga Oklahoma, Markvejn Mulin, për ministër të ri të Sigurisë së Brendshme. Mulin, i cili është ish luftëtar në aftësitë marciale të përziera (MMA) dhe biznesmen i suksesshëm nga radhët e Partisë Republikane, pas vetes ka pas dhjetë vjet përvojë në Dhomën e Përfaqësuesve dhe një mandat trevjeçar në Senat. Emërimi i tij vjen pas shkarkimit të papritur të ministres së mëparshme, Kristi Noem nga ana e presidentit Donald Tramp në fillim të këtij muaji. 

Остани поврзан