09:00/17 prill/2026
Shkup - Presidentja Gordana Siljanovska - Davkova sot do të mbajë fjalim në "Panelin e udhëheqësve" në në Forumin Diplomatik në Antalia, i cili mbahet nga 17 deri më 19 prill, me temë "Hartëzimi i së ardhmes, menaxhimi me pasiguritë", informuan nga kabineti i saj.
Shkup - Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, do të marrë pjesë në vendosjen e gurthemelit për zgjerimin e SHFK "Strasho Pinxhur" në vendbanimin Dame Gruev në Komunën Gjorçe Petrov. Siç njoftuan nga shërbimi për informim i Qeverisë, është paraparë që kryeministri Mickoski të japë deklaratë për mediat.
Shkup - Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu pasdite do ta vizitojë Spitalin e Përgjithshëm - Dibër, njoftuan nga kabineti i tij. Aliu do të marrë pjesë në promovimin e projektit pilot për telemjekësi në sferën e dermatovenerologjisë në Dibër.
Shkup – Në kuadër të fushatës “Zëri që e dëgjojmë – më e mira e Maqedonisë”, ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski do ta vizitojë komunën Konçe. Gjatë kësaj ministri Tripunovski do t’i vizitojë vendbanimet Konçe dhe Lubnicë.
Shkup - Ministria e Punëve të Brendshme njofton qytetarët se sot duke filluar nga ora 15.00 dhe nesër duke filluar nga ora 13.30 në aeroportin ndërkombëtar "Shën Apostull Pavle" në Ohër, do të mbahet një ushtrim simulues. "Qëllimi i ushtrimit është verifikimi i përgatitjes, koordinimit dhe efikasitetit të institucioneve kompetente në kushte të situatave të krizve dhe atyre të jashtëtakonshme.
Bruksel – Bashkimi Evropian po hyn në fazën e rënies së madhe demografike, ndërsa popullata ka mundësi të ulet për 53 milionë njerëz, ose 11,7 për qind, deri në fund të këtij shekulli, njoftoi Eurostat. Bashkimi Evropian ka pasur rreth 451,8 milionë banorë në vitin 2025, me rritje e cila është duke u rikuperuar pas rënies gjatë kohës së pandemisë.
Paris - Rreth 30 vende do të mblidhen sot në një konferencë në Paris me iniciativë të presidentit francez, Emanuel Makron për të shqyrtuar krijimin e një misioni ndërkombëtar për sigurimin e lundrimit nëpër Ngushticën e Hormuzit, ndërsa SHBA-të nuk do të marrin pjesë në këtë iniciativë.
Kiev – Forcat ruse mbrëmë kryen sulme ajrore mbi objektet energjetike në qytetin verior ukrainas Çernigov, gjë që rezultoi në ndërprerje të energjisë elektrike në disa pjesë të qytetit, kumtuan autoritetet lokale. Administratori ushtarak rajonal, Dmitro Bërzhinski, informoi se disa objekte të infrastrukturës energjetike u goditën dhe u vunë flakë. Në informacionet fillestare nuk ka të dhëna për persona të plagosur.
Bejrut – Armata libaneze njoftoi sot herët në mëngjes se Izraeli vazhdimisht e ka shkelur armëpushimin i cili zyrtarisht hyri në fuqi në mesnatë, duke e akuzuar ushtrinë izraelite për granatimin e disa fshatrave në jug të vendit. Armata përsëri ju bëri thirrje banorëve që për momentin të mos kthehen në fshatrat dhe qytetet në jug të Libanit. Ushtria izraelite fillimisht nuk dha koment.
Bejrut/Nju Jork – Fillimi i armëpushimit 10-ditor ndërmjet Izraelit dhe Hezbollahut shkaktoi festë në Liban, përderisa Kombet e Bashkuara e përshëndetën marrëveshjen dhe bënë thirrje për respektim të tij të plotë. Presidenti amerikan Donald Tramp njoftoi se Izraeli dhe Libani u pajtuan që nga mesnata të hyjë në fuqi armëpushimi, pas përleshjeve intensive ndërmjet lëvizjes proiraniane Hezbollah dhe forcave izraelite.
Uashington - Presidenti amerikan Donald Tramp deklaroi mbrëmë se Irani ka rënë dakord të mos ketë armë bërthamore për më shumë se 20 vjet. Trampi u tha gazetarëve jashtë Shtëpisë së Bardhë se marrëveshja me Iranin është "shumë afër" dhe se duhet të jetë një marrëveshje e mirë pa armë bërthamore, informon Bi-Bi-Si. Ai theksoi se ekziston një "qëndrim shumë i fortë" se Irani nuk do të ketë armë bërthamore edhe pas kësaj periudhe, duke shtuar se në të vërtetë nuk ka një afat kohor prej 20 vjetësh.