• петок, 17 април 2026

MIA Flesh

MIA Flesh

18:00/16 prill/2026

Shkup - Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova sot në Stamboll zhvilloi një takim dypalësh me presidentin e Republikës së Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, në të cilin u konkludua se marrëdhëniet maqedonase-turke karakterizohen nga miqësi e fortë, besim dhe mbështetje e vazhdueshme e ndërsjellë, njoftuan nga Kabineti i saj këtë pasdite. "Para së gjithash, presidentja i shprehu ngushëllime presidentit Erdogan për viktimat e të shtënave të djeshme në një shkollë të mesme në Turqi, duke u uruar të plagosurve shërim të shpejtë. Turqia ka qenë gjithmonë miku ynë i ngushtë dhe ka ofruar ndihmë në momentet më të vështira, siç ishte tragjedia në Koçan dhe ne jemi në solidaritet me popullin turk", tha Siljanovska-Davkova, thuhet në komunikatë

Shkup  - Në margjinat e Asamblesë së 152-të të Unionit Ndërparlamentar, që mbahet nga 15 deri më 19 prill 2026 në Stamboll, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, zhvilloi takime dypalëshe me përfaqësuesit e parlamenteve dhe organizatave ndërkombëtare. Në takimin me Kryetarin e Parlamentit të Gjeorgjisë, Shalva Papuashvili, të dy kryetarët shprehën kënaqësinë për zhvillimin pozitiv të marrëdhënieve dypalëshe dhe theksuan gatishmërinë e ndërsjellë për të thelluar bashkëpunimin parlamentar, shkëmbimin e përvojave në zbatimin e reformave dhe forcimin e institucioneve demokratike dhe sundimin e ligjit.

Shkup - Komisioni për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve sot i anuloi konkurset për zgjedhje të anëtarit të Komisionit për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi dhe për zgjedhje të anëtarit të Këshillit gjyqësor që e zgjedhë Kuvendi. Kryetari i Komisionit, Gjorgjia Sajkoski, deklaroi se konkursi anulohet dhe do të publikohet sërish për shkak të mungesës së kushteve për konstatim të propozim-listës për anëtar të Komisionit.

Shkup  - Në kuadër të reformës në sistemin e mbrojtjes shëndetësore avancohet një prej segmenteve më të rëndësishme që ka ndikim të drejtpërdrejtë në cilësinë e shërbimeve shëndetësore të cilat i marrin qytetarët, e ai është sistemi i specializimeve dhe subspecializimeve. Këtë sot në konferencë për sshtyp e theksoi ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, i cili i prezantoi programet e reja për specializime dhe aubspecializime.

Shkup - Transparenca dhe llogaridhënia përbëjnë prioritete kyçe në funksionimin e sistemit shëndetësor dhe ne po punojmë vazhdimisht për përmirësimin e procedurave dhe rritjen e besimit në sistemin shëndetësor. Sipas raportit, në shëndetësi pjesëmarrja e vendimeve për ankesa është 2,43%, që është nën mesataren shtetërore prej 2,88%. Në këtë kontekst, pjesa më e madhe e pikave kontestuese lidhen me vlerësimin e ofertave. Pikërisht për këtë arsye, Ministria tashmë ka ndërmarrë masa që kanë dhënë edhe rezultatet e para konkrete – për më pak se gjashtë muaj kemi rritur rezultatin në sistemin e integritetit nga 34,2 për qind në vitin 2024 në 66,15 për qind në vitin 2025, theksoi sot ministri Azir Aliu në ngjarjen kushtuar dialogur për përforcimin e masave antikorrupsion në prokurimet publike, të organizuar nga Qendra për Komunikime Qytetare. 

Shkup  - Enti Shtetëror për Revizion sot publikoi raportin përfundimtar të revizionit për revizionin e kryer të raporteve financiare dhe revizionin e pajtueshmërisë së Agjencisë së Kadastrës së patundshmërive për vitin 2024, për llogarinë e buxhetit bazë 637 dhe llogarinë e buxhetit nga aktivitetet vetëfinancuese 787. Si dobësi sistemike e konstatuar, Enti Shtetëror për Revizion thekson se nuk janë ndarë numra identifikues për organet shtetërore dhe personat juridikë të themeluar nga shteti, për shkak të pamundësisë së ministrisë kompetente për t’i përfshirë ato në evidencën e saj.

Shkup  - Qarkullimi në industri, në përgjithësi, është rritur për 1,6 për qind në shkurt të këtij viti, krahasuar me shkurtin e vitit të kaluar, kumtoi Enti shtetëror i statistikave. Ndikim më të madh ndaj rritjes së qarkullimit të përgjithshëm në industri në shkurt 2026, në krahasim me shkurtin 2025, kanë grupet: Prodhim i peodukteve ushqimore me 3.1 për qind, Prodhimi i pajisjes elektrike me 4.2 për qind dhe Prodhimi i makinave dhe pajisjeve, të papërmendura në një vend tjetër me 17.7 për qind.

Shkup  - Zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski, thotë se Ndërmarrja Publike për Rrugët Shtetërore do të marrë mjete sipas kushteve më të favorshme nga pesë banka vendore për përfundimin e ndërtimit të autostradës Kërçovë – Ohër, pas ndërprerjes së financimit nga banka kineze Eksim. Nikollski, sot, në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve, tha se sipas përllogaritjeve fillestare, 175 milionë eurot e nevojshme janë siguruar nga banka Komerciale, Stopanska banka – Shkup, NLB Banka, banka Shparkase dhe Halk banka.

Shkup  - Në mbledjen e sotme të tretë të Komisionit shtetëror zgjedhor (KSHZ) unanimisht u miratuan një sërë aktesh dhe programesh, me të cilat rregullohen procedurat e punës, përforcohet perspektiva gjinore dhe avancohen kapacitetet e institucionit. Me mbështetje unanime, Komisioni e miratoi edhe procedurën për punë jashtë orarit, me të cilën rregullohet mënyra e pagesës së shtesës së rrogës, si dhe realizimi i së drejtës së orëve apo ditëve të lira për të punësuarit, posaçërisht në periudha me vëllim të shtuar të punës, përfshirë edhe gjatë aktiviteteve zgjedhore.

Athinë - Thirrje të hapur për artistët shqiptar, masqedonas dhe grek të marrin pjesë në instalimin artistik dymujor në ishullin e Shën Akilit në liqenin e vogël të Prespës, shpallin organizatorët e Festivalit Kulturor Ndërkombëtar "Trietnes" (TRIETHNÉS) që mbahet në Prespë, Greqi, në bashkëpunim me komunën greke të Prespës, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina. "Trietnes" që në përkthim do të thotë tre kombe ose Tromegja, këtë vit do të mbahet për herë të dytë, instalimi artistik është inspiruar nga tema e festivalit "Kthimi në fillim"  dhe do të zhvillohet në gusht dhe shtator të këtij viti, ndërsa projekti e hulumton konceptin e kthimit, jo si përsëritje, por si transformim.

Bruksel  - Nga fillimi i luftës në Ukrainë në vitin 2022 më shumë se 5.000 pacientë janë transferuar për trajtim në spitale në të gjithë Evropën, njoftoi sot Komisioni Evropian. Pacientët janë transferuar në spitale në 22 vende evropiane, duke e përfshirë edhe Norvegjinë, e cila nuk është anëtare e Bashkimit Evropian. Evakuimet e pacientëve të cilët vuajnë nga lëndime të rënda, sëmundje kronike dhe gjendje të ndërlikuara i koordinon KE-ja në bashkëpunim me Zyrën rajonale të Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Evropën.

Paris - Evropa ka "ndoshta edhe gjashtë javë rezerva karburanti për aeroplanë", tha sot drejtori i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë (IEA), Fatih Birol, duke paralajmëruar për anulime të mundshme të fluturimeve nëse furnizimet me naftë vazhdojnë të bllokohen për shkak të luftës në Iran. Birol tha në një intervistë për agjencinë Asoshiejted Pres (AP) se bota aktualisht po përballet me "krizën më të madhe energjetike ndonjëherë" për shkak të bllokadës së Ngushticës së Hormuzit, raportoi Beta.

Bamenda  - Papa Leo XIV sot, gjatë një vizite në Kamerun, kritikoi ashpër liderët që shpenzojnë miliarda për luftëra dhe theksoi se bota "po shkatërrohet nga një grusht tiranësh". Papa i parë amerikan, gjithashtu,  i dënoi liderët që përdorin gjuhë fetare për të justifikuar luftërat dhe bëri thirrje për një "ndryshim vendimtar të kursit" gjatë një takimi në qytetin më të madh të Kamerunit, ku pothuajse një dekadë konflikti  kanë humbur jetën mijëra njerëz.

Остани поврзан