12:00/24 mars/2026
Shkup - Enti Shtetëror për Revizion ka kryer një auditim të punës së Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) për vitin 2024, duke gjetur parregullsi dhe duke identifikuar dobësi sistemike. Gjatë revizionit është vërtetuar se inventarizimi i aseteve dhe detyrimeve nuk është kryer në mënyrën e përcaktuar me ligje dhe akte nënligjore, se nuk është kryer një vlerësim i vlerës së një pjese të pasurisë së paluajtshme dhe se planifikimi dhe miratimi i fondeve për zbatimin e zgjedhjeve të vitit 2024 nuk janë kryer në përputhje me raportin e përcaktuar ligjërisht.
Shkup - Avancimi i bashkëpunimit në fushën e arsimit, aftësitë dhe politikat rinore, si dhe për mundësitë e thellimit të mëtejshëm të partneritetit në kuadër të programeve arsimore evropiane dhe mobile ishin tema të takimit të ministrit për Punë të Jashtme dhe Tregti të Jashtme, Timço Mucunski dhe drejtoreshës së Agjencisë Kombëtare për Programe Arsimore Evropiane dhe Mobilitet, Ana Mihajlov, me nënkryetaren ekzekutive të Komisionit Evropian për të Drejta sociale dhe aftësi, vende pune cilësore dhe gatishmëri, Roksana Minzatu.
Shkup - Bankat Qendrore në pesë vitet e fundit me sukses u ballafaquan me situata jashtëzakonisht të vështira. Tani jemi në fazën përfundimtare të uljes së inflacionit dhe krijuam një hapësirë të rëndësishme në politikat për ballafaqim me goditjet e ardhshme. Megjithatë, meqenëse ende nuk po duken ujëra të qetë, duhet të qëndrojmë vigjilent në shumë fronte - tha sot guvernatori i Bankës Popullore, Trajko Sllaveski, në hapjen e konferencës në nivel të lartë me temë "Veprimi bankar qendror në kushte të ndryshimeve të përhershme botërore: nxitja e stabilitetit, inovacioneve dhe qëndrueshmërisë", që mbahet në Shkup në organizim të Bankës Popullore, me mbështetje të Forumit Evropian për Mjete dhe Financa Evropiane (SUERF - The European Money and Finance Forum).
Shkup - Tregu i pasurive të patundshme në vitin 2025 është i qëndrueshëm, aktiv dhe tërheqës për investime, me një dominim të qartë të zonave urbane dhe trende pozitive ekonomike, tregon raporti vjetor nga Regjistri i çmimeve dhe qirave për tregun e pasurive të paluajtshme të Agjencisë së Kadastrës së Pasurive të Paluajtshme.
Shkup - Ekipet e NP Higjiena komunale-Shkup larguan dy deponi të mëdha ilegale të vendosura në bulevardin Nikola Karev (Rruga e Plastikave) dhe në Çarshinë e vjetër të Shkupit, informuan nga ndërmarrja publike. Vendndodhja në bulevardin Nikola Karev, në kryqëzimin me rrugën Maksut Sadik, pranë këndit të lojërave për fëmijë, është një "pikë e zezë" ku mbeturinat hidhen vazhdimisht në zonat publike dhe të trafikut.
Shkup, - Më ftohtë në mëngjes ishte në Kodrën e Diellit ku janë matur -4 gradë Celsius dhe në Berovë -1 gradë. Më ngrohtë është në Shkup dhe Veles ku në orën 7 janë matur 6 gradë. Në Hanet e Mavrovës temperatura ishte 0 gradë, 2 në Ohër, Tetovë, Pretor, 3 në Kriva Pallankë, Shtip, 4 në Manastir, Prilep, Kumanovë, Kavadar, Demir Kapi, ndërsa 5 gradë Celsius janë matur në Strumicë, Gjevgjeli dhe Vinicë.
Ankara, 24 mars 2026 (MIA) - NATO po punon për krijimin e një korpusi të ri ushtarak shumëkombësh në Turqi, si pjesë e planeve të sigurisë së Aleancës për rajonin, njoftoi gazeta turke "Xhumhuriet". Sipas hulumtimit të gazetarit Barush Terkoglu, informacioni për këtë iniciativë rrjedhë nga "linkedin" - profil i një pjesëtari të armatës turke i cili theksoi se ishte prezent në konferencën e NATO-s si pjesë e një njesie me shenjën NATO MNK-TURK, korpus ushtarak i Aleancës që ende nuk ekziston
Bruksel - Administrata e presidentit amerikan, Donald Tramp në fshehtësi po e shqyrton mundësinë për bashkëpunim me presidentin e parlamentit iranian, Mohamad bager galibaf, duke parë në të partnerin potencial për negociata në fazën e ardhshme të konfliktit, shkruan "Politiko". Galibaf (64), i cili paraprkaisht ishte i nohur për kërcënimet e veta ndaj SHBA-së, në Shtëpinë e Bardhë tani po përjetohet si "partner i pranueshëm".
Londër - Një fuçi naftë e papërpunuar po tregtohet për mbi 100 dollarë në mëngjes. Rritja e çmimit të naftës vijoi pasi dje u ul për 10 për qind pas vendimit të presidentit amerikan Donald Tramp për të shtyrë sulmet ndaj Iranit dhe paralajmëroi negociata me Teheranin. Në bursat aziatike në mëngjes çmimi i naftës së papërpunuar nga Deti Verior është rritur për 2,9 për qind dhe me fuçi është tregtuar për 102,84 dollarë.
Kiev - Së paku tre persona kanë humbur jetën, ndërsa 14 janë plagsur në sulmet e mbrëmshme ruse mbi dy rajone në Ukrainë. Shefi i administratës rajonale në Poltava, Vitalij Dijakivniç në Telegram postoi se dy persona kanë humbur jetën, ndërsa 11 janë lënduar gjatë sulmit rus, i cili ka shkaktuar zjarr dhe ka dëmtuar ndërtesa banimi dhe një hotel.
Teheran - Autoritetet iraniane kanë njoftuar se në sulmet e mbrëmshme amerikano-izraelite në qytetin Tebriz kanë humbur jetën gjashtë persona, ndërsa nëntë janë plagosur. Dy lokacione banimi në qytet janë qëlluar brenda natës, njoftoi Departamenti për menaxhim me kriza në krahinën iraniane Azerbajxhani Lindor. Në një bisedë telefonike me homologun e tij nga Koreja Jugore, Ço Hjung, Agraçi theksoi se pasiguria aktuale në rajon dhe në Ngushticën e Hormuzit është pasojë e drejtëpërdrejtë e sulmeve ndaj Iranit të kryer më 28 shkurt. Shefi i diplomacisë iraniane përsëriti se Teherani me vendosmëri do ta mbrojë sovranitetin e tij kombëtarë dhe integritetin territorial.
Teheran - Ministri iranian i Punëve të Jashtme, Sejed Abas Aragçi deklaroi se Ngushtica strategjike e Hormuzit është hapur vetëm për anijet e vendeve që nuk i mbështesin sulmet e SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit. Ai sqaroi se kalimi është mbyllur për mjetet lundruese të "shteteve agresore dhe mbështetësve të tyre", raportoi portali "Pres TV".
Riad - Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) po i afrohen angazhimit aktiv në luftën kundër Iranit, raportojnë mediat amerikane, ndërsa konflikti në Lindjen e Mesme kërcënon gjithnjë e më shumë ekonomitë e tyre. Sipas "Uolstrit xhurnal", duke cituar burime, dy shtetet e Gjirit po lëvizin gradualisht drejt një roli më aktiv pasi Riadi lejoi forcat amerikane të përdorin një bazë ajrore në territorin e tij. Një burim i njohur me vendimin i tha mediumit se ishte "vetëm çështje kohe" para se Arabia Saudite të hyjë në luftë, duke kujtuar deklaratën e ministrit të jashtëm saudit javën e kaluar se durimi i Mbretërisë me sulmet iraniane "nuk është i pakufizuar".
Tel-Aviv - Qendra izraelite analitike "Alma" vlerëson se Irani ende disponon me rreth një mijë predha balistike. Sipas vlerësimeve të Qendrës, Irani e ka filluar luftën me rreth 2.500 predha balistike, që mund të lansohen nga automjete ose nën silose nëntokësore. Pas përfundimit të luftës 12 ditore në qershor të vitit të kaluar në arsenalin e Iranit kanë mbetur rreth 1.500 predha.
Kishinjev - Presidentja e Moldavisë, Maja Sandu sot kumtoi se sulmet e intensifikuara ruse ndaj Ukrainës e kanë ndërprerë lidhjen strategjike energjetike të Moldavisë me Evropën. "Ekzistojnë edhe lidhje alternative, por situata mbetet jostabile. Vetëm Rusia mban përgjegjësi për ndërprerjen e furnizimit energjetik", shkroi Sandu në postin e publikuar në rrjetin socia X.
Oklahoma Siti - Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur rafinerinë e naftës "Valero" në qytetin Port Artur, duke detyruar evakuimin e banorëve lokalë. Prefektja Sharlot M. Mozes njoftoi se nuk ka të lënduar nga shpërthimi dhe u bëri thirrje banorëve të pjesës perëndimore të qytetit të qëndrojnë në shtëpi, ndërsa ekipet e zjarrëfikësve po përpiqen të lokalizojnë flakët.
Nion - Asociacioni evropian i futbollit (UEFA) e hodhi poshtë kërkesën e klubeve të Premier ligës angleze për zgjerim të ekipeve në Ligën e kampionëve. Sipças "Gardian"-it, çështja është diskutuar në takimin e komitetit kompetent të UEFA-së në shkurt, por nuk ishte përfshirë në rend dite të takimit të radhës të Komitetit ekzekutiv, që do të mbahet më 20 maj në Stamboll para finales së Ligës së Evropës.