MIA Flesh
- - Pa rrymë sot do të jenë disa vendbanime nga komunat Studeniçan dhe Zelenikovë. Siç informojnë nga Qendra rajonale për menaxhim me kriza e Qytetit të Shkupit, pa rrymë për shkak të intervenimeve të planifikuara në Rrjetin elektro-distributiv sot do të jenë vendbanimet Studeniçan dhe Moranë (Komuna e Studeniçanit) dhe Oreshan, Taor, Smesnicë, Tisovicë, Dobrinë, Novosellë, Pakoshevë dhe Gradovc (Komuna Zelenikovë).
9:00/ 7 gusht/ 2024
Shkup - Pa rrymë sot do të jenë disa vendbanime nga komunat Studeniçan dhe Zelenikovë. Siç informojnë nga Qendra rajonale për menaxhim me kriza e Qytetit të Shkupit, pa rrymë për shkak të intervenimeve të planifikuara në Rrjetin elektro-distributiv sot do të jenë vendbanimet Studeniçan dhe Moranë (Komuna e Studeniçanit) dhe Oreshan, Taor, Smesnicë, Tisovicë, Dobrinë, Novosellë, Pakoshevë dhe Gradovc (Komuna Zelenikovë).
Shkup - Në VK Tabanoc për hyrje dhe VL Bogorodicë për dalje nga shteti, ka frekuencë të rritur të automjeteve, gjë që është karakteristike për periudhën verore, por njëjtë si dhe në vendkalimet tjera, nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka ndalesa më të gjata, kumtoi LAMM. Komunikacioni në rrugët tjera shtetërore po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur.
Shkup - Moti sot do të jetë me diell dhe i nxehtë, pasdite me vranësira të vogla deri mesatare lokale. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura minimale do të lëvizë prej 11 deri 19 gradë, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 31 deri 37 gradë. Indeksi UV do të jetë 8. Në Shkup mot me diell dhe i nxehtë me erë të lehtë deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura minimale do të bie deri në 17, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 36 gradë.
Prishtinë - Serbët e Kosovës paralajmëruan për sot protest në pjesën veriore të Kosovës, për shkak të, siç është paralajmëruar në thirrjen e organizatorëve, “gjendjes së keqe të popullit serb” në vend, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina. Protesta është thirrur për orën 11:00 në sheshin "Car Lazar" në pjesën veriore të Mitrovicës. Policia është njoftuar për protestën dhe do të jetë e pranishme për të siguruar që situata të mos dalë jashtë kontrollit, edhe pse nuk priten probleme.
Prishtinë - Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka hedhur poshtë akuzat se shqiptarët do të marshojnë mbi urën në lumin Ibër pas hapjes së saj sot, me vlerësim se me pretendimet e tilla presieenti serb dëshiron të krijojë atmosferë të frikës dhe të shkaktojë reagim të KFOR-it. "Presidenti serb Aleksandar Vuçiq me informata të rreme se shqiptarët marshojnë mbi urë, dëshiron të krijojë atmosferë frike dhe të shkaktojë reagim të KFOR-it në Mitrovicë, duke u kërcënuar se Serbia do të përgjigjet nëse nuk reagojnë", ka shkruar Kurti mbrëmë vonë në rrjetin social "X".
Berlin - Dyshohet se nëntë persona janë bllokuar nën rrënojat e një hoteli të shembur pjesërisht në shtetin gjerman të Rаjnland-Pfalc, njoftoi DPA, duke cituar një deklaratë nga policia lokale. Vazhdojnë operacionet e shpëtimit në qytetin Kroeg në lumin Mosel. "Disa persona kanë arritur të largohen me kohë nga ndërtesa. Ata janë duke u ekzaminuar nga ekipet e emergjencës”, kumtoi policia. Në videon nga vendi i ngjarjes shihen pjesë të shembura të ndërtesës.
Bruksel - Pushimet verore janë duke u zhvilluar, por shoferët duhet të përmbahen nga shpejtësia këtë javë pasi policia e trafikut në të gjithë BE kryen kontrolle shtesë. Roudpoll - rrjeti i policisë së trafikut të bllokut - e zbaton fushatën e tiij vjetore kundër vozitjes së shpejtë, për të cilën pretendon se është më e madhja në botë "për sa i përket numrit të përgjithshëm të profesionistëve të policisë të përfshirë dhe kontrolleve të shoferëve" dhe synon të reduktojnë vdekjet në trafik, shkruan Politiko.
Uashington - Ministria e Drejtësisë e SHBA-së e akuzoi mbrëmë shtetasin pakistanez Aisf Merçant për pjesëmarrje në një tentativë për vrasje të një politikani si hakmarrje për atentatit ndaj komandantit të Gardës së rojeve të revolucionit islamik, Kasem Sulejmani. Në deklaratën e Ministrisë së Drejtësisë thuhet se shërbimet e sigurisë kanë parandaluar një krim, ndërsa i akuzuari është në paraburgim.
Tel Aviv - Ministri izraelit i punëve të jashtme, Izrael Kac, bëri thirrje për "eliminim të shpejtë" të liderit të ri të Hamasit, Jahja Sinvar, i cili e mori funksionin nga udhëheqësi i vrarë Ismail Hania. "Emërimi i arkterroristit Jahja Sinvar për lider të ri të Hamasit, i cili do ta zëvendësojë Ismail Hanian, është edhe një arsye që ta eliminojmë shpejtë dhe ta fshijmë këtë organizatë të poshtër nga faqja e tokës", shkroi Kac në rrjetin X, transmetoi Tajms of Izrael.
Uashington - Komanda qendrore amerikane (CENTKOM) mbrëmë bëri të ditur se forcat e saja shkatërruan një fluturake pa pilot dhe dy raketa kundër anijeve të kryengritësve huthë të Jemenit. Ata ishin cak në territorin e Jemenit i kontrolluar nga huthët, njoftoi CENTKOM. Fluturakja dhe raketat ishin zmprapsur mbi Detin e Kuq. Nga vjeshta e kaluar, huthët në mënyrë sistematike granatojnë anije në Detin e Kuq, ngushticën Bab el Mandeb dhe Detin Arab, duke thënë se këtë e bëjnë në shenjë solidariteti me grupin palestinez Hamas, i cili lufton kundër Izraelit në Rripin e Gazës.
Uashington - Presidenti amerikan Xho Bajden mbrëmë bisedoi me liderët e Katarit dhe Egjiptit për çështjen e uljes së tensioneve në rajon, si dhe për armëpushim në Rripin e Gazës dhe marrëveshjes për lirimin e pengjëve izraelitë, të mbajtur nga Hamasi. Ndërkohë, presidenca egjiptiane kumtoi se gjatë bisedës telefonike me Bajdenin, presidenti egjiptian Abdel Fatah al Sisi e ka konfirmuar qëndrimin e Kajros lidhur me "rrezikun nga pasojat nga vazhdimi i luftës në Gazë dhe ndikimi i saj negativ ndaj stabilitetit në rajon". Sipas tyre, dakordimi i armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit është bazë për kthimin e paqes dhe stabilitetit në rajon.
Karakas - Organizata për të drejtat e njeriut "Provea" mbrëmë publikoi se gjithsej 24 persona e kanë humbur jetën në protestat pas zgjedhjeve presidenciale në Venezuelë më 28 korrik, për shkak të akuzave serioze për mashtrime, njoftoi DPA. "Provea" në rrjetet sociale "X" publikoi se në të paktën nëntë raste të vrasjesve, grupe të armatosura civile, të a.q. kolektive, janë identifikuar nga dëshmitarë si autorë të mundur.
Daka - Shefi i forcave të armatosura të Bangladeshit vendosi që ushtarët të mos qëllojnë ndaj qytetarëve të qetë që të vendosin me forcë orë policore, që e detyroi ish kryeministren Sheik Hasina Uazed të japë dorëheqje dhe shpejtë të largohet nga vendi, thonë mediat amerikane. Sipas dy oficerëve të armatës, komandanti Vaker ul Zaman e publikoi dorëheqjen e Hasinës, pasi kryesoi me gjeneralët e tij përmes videokonferencës dhe pastaj e vizitoi rezidencën e kryeministres që ta informojë se ushtarët e tij nuk do t'i zbatojnë masat e kërkuara. Porosia ishte e qartë - Sheik Hasina tashmë nuk mund të llogarisë në mbështetjen e armatës.
Uashington - Lideri i ri i Hamasit, Jahja Sinvar mbetet faktor kyç për arritjen e armëpushimit në Rripin e Gazës, deklaroi sekretari shtetëror i SHBA-së, Antoni Blinken. "Bisedimet për lirimin e pengjeve në Gazë janë në fazën përfundimtare, dhe me rëndësi të madhe është që palët e prekura të punojnë në përfundimin e marrëveshjes sa më shpejtë që është e mundur", deklaroi Blinkeni pas takimit të mbrëmshëm, me ministrin amerikan të Mbrojtjes, Llojd Ostin dhe homologëve të tyre australianë në Anapolis, Merilend. Blinkeni dhe Ostini biseduan me ministren australiane të punëve të jashtme Peni Vong dhe ministrin e mbrojtjes dhe zëvendësministrin e vendit Riçard Marlls në kompleksin e akademisë detare amerikane.
Uashington - Ministri amerikan i Mbrojtjes, Llojd Ostin, deklaroi mbrëmë se SHBA-ja "nuk do të telerojë" sulme ndaj ushtarëve të saj. Deklaratën e dha gjatë takimi që e zhvilloi së bashku me sekretarin shtetëror amerikan, Entoni Blinken, me ministren e Punëve të Jashtme dhe ministrin e Mbrojtjes së Australisë, Peni Vong dhe Riçard Marlls, në kompleksin e Akademisë detare amerikane në Anapolis, Merilend. Mesazhi i Ostin i referohet sulmit ndaj ushtarëve amerikanë në një bazë në Irak. Të paktën pesë ushtarë amerikanë u plagosën, njëri prej të cilëve në gjendje të rëndë, gjatë sulmit të dy ditëve më parë në bazën ushtarake “Ain al-Asad” në pjesën perëndimore të Irakut
Paris - Dita e 11-të garuese në Lojërat olimpike në Paris ka sjellur ndryshim në kreun e kombeve më të suksesshme dhe epërsi të SHBA-së para Kinës. Sportistët amerikanë nga fillimi i Lojërave në Paris kanë fituar 24 medalje të arta, dy më shumë se Kina. Australia është në vendin e tretë me 14 medalje të arta, ndërsa nikoqiri Franca në vendin e katërt me një medalje të artë më pak.