• четврток, 25 декември 2025

MIA FLESH

MIA FLESH

09:00/18 dhjetor 2025

Shkup, 18 tetor 2025 (MIA) - Në vend një nga pesë njerëz (22%) të moshës nga 16 deri në 74 vjet, këtë vit ka shfrytëzuar mjete për inteligjencën artificiale gjeneruese (IA). Shumica i kanë shfrytëzuar për qëllime personale (15,76%), ndërsa 8,55% i kanë përdorur për punë. Pothuajse një nga dhjetë (9,4%) e kanë shfrytëzuar për arsim formal.

Shkup, 4 dhjetor 2025 (MIA) - Shikueshmëri e zvogëluar për shkak të mjegullës deri në 100 mera në aksin rrugor Negotinë - Demir Kapi. Në rrugët tjera shtetërore, trafiku zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë kryesisht të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar, ndërsa në vendkalimet tjera kufitare në anën e Maqedonisë, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi, njoftoi LAMM. 

Shkup, 18 dhjetor 2025 (MIA) - Në organizim të Shoqatës ekologjike të Maqedonisë sot në Kinotekë do të mbahet tribunë shkencore "Gjendjet me ndotjen e mjedisit jetësor në Maqedoni". Në tribunë ligjerata do të mbajnë Suzana Andonova nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor në temën "Ndotësit perzistentë organik (POPs), profesorët Trajçe Stafillov dhe Marina Stefova nga Instituti për kimi pranë Fakultetit matematiko-natyror në Shkup dhe profesori Ivica Milevski nga Instituti për gjeografi pranë FMN-së.

Shkup, 18 dhjetor 2025 (MIA) - Në Fakultetin Juridik "Justiniani i Parë" - Shkup sot do të mbahet konferencë me temë: "Punë e dinjitetshme - rruga e duhur drejt një shoqërie të drejtë".

Shkup, 18 dhjetor 2025 (MIA) - Asambleja e përgjithshme e Bashkësisë së njësive të vetëqeverisjes lokale (BNJVL) sot në Shkup do ta mbajë mbledhjen konstituive. Siç informojnë nga institucioni, konstituimi i këtij trupi mbahet në pajtim me Statutin e BNJVL-së, në afat prej tre muajve pas zbatimit të zgjedhjeve lokale. Delegatët në këtë mbledhje do t'i zgjedhin anëtarët e Këshillit drejtues të BNJVL-së dhe të Këshillit mbikëqyrës. Në kuadër të kësaj ngjarje, anëtarët e Këshillit drejtues të BNJVL-së do të mbajnë mbledhje konstituive ku do të zgjehdin kryetarin dhe dy nënkryetarë, të cilët njëherit e prezantojnë edhe kryesinë e BNJVL-së. Më pas, kryetari i ri i BNJVL-së do t'u drejtohet delegatëve në Asamblenë e përjgithshme.

Shkup, 18 dhjetor 2025 (MIA) - Misioni i OSBE-së në Shkup, së bashku me Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) do të promovojnë Politikë të shqyrtuar për integritet që i përfshin gjyqësorin, Këshillin Gjyqësor dhe Akademinë për Gjykatës dhe Prokurorë Publik.

Shkup, 18 dhjetor 2025 (MIA) - Në Ministrinë për Marrëdhënie mes Bashkësive sot do të shënohet 21 Dhjetori - Dita e arsimit turk. Do të prezantohet edhe programi kulturor-artistik i nxënësve të cilët mësojnë në gjuhën amë, gjuhën turke në vend. 

Shkup, 18 dhjetor 2025 (MIA) - Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova sot do ta vizitojë INP-SHNP Idrizovë në Shkup dhe do të takohet me drejtorin e burgut, Zoran Jovanovski. Siëjanovska-Davkova do ta vizitojë edhe punëtorinë (sallën për qepje), që funksionon në kuadër të repartit të grave në burg. 

Shkup, 18 dhjetor 2025 (MIA) - Anëtarët e Komisionit parlamentar për Arsim, Shkencë dhe Sport sot do të zhvillojnë takim pune me ministren e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska.

Shkup, 18 dhjetor 2025 (MIA) - Komisioni parlamentar për Shëndetësi sot do të mbajë seancë. Në rend dite të seancës do të jetë debati publik me temë "Mbrojtja e fëmijëve dhe të rinjve nga ndikimet e dësmhme dhe pasojat nga pirja e duhanit.

Shkup, 18 dhjetor 2025 (MIA) - Ministria e Administratës Publike sot do t'i promovojë mundësitë nga mjeti i avancuar i TI-së për zbatimin e Strategjisë për reformë në administratën publike. Në promovim do të mbajnë fjalim Goran Minçev, ministër i Administratës Publike dhe Maja Trendafilova - drejtoreshë e Shkollës rajonale për administratë publike ReSPA.

Bruksel, 18 dhjetor 2025 (MIA) - Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute sot do ta vizitojë Poloninë, përderisa zëvendësja e tij, Radmilla Shekerinska do të qëndrojë për vizitë në Armeni, kumtoi Shërbimi për shtyp i Aleancës.

Uashington, 18 dhjetor 2025 (MIA) - Ushtria amerikane kumtoi se dje ka kryer sulm të ri ndaj një anijeje gjoja të dyshimtë për kontrabandë me drogë, në ujërat ndërkombëtare në Paqësorin lindor, me ç'rast jetën e humbën katër persona, transmetoi DPA. Komanda jugore e SHBA-së (SOUTHCOM) në platformkën X kumtoi se anija "ka tranzituar përgjatë rutës së njohur për tregti me drogë në Paqësorin lindor dhe ishte e përfshirë në operacione për tregti me drogë".

Uashington, 18 dhjetor 2025 (MIA) - Kongresi amerikan dje e miratoi buxhetin për mbrojtje që përfshin edhe 400 milionë dollarë ndihmë vjetore për Ukrainën në dy vitet e ardhshme, lajmëroi DPA. Vendimi, i miratuar edhe nga Dhoma përfaqësuese edhe nga Senati, do t'i mundësojë Pentagonit ta furnizojë Ukrainën me armë, në mënyrë që të mbrohet nga agresioni rus. Ligjdhënësit tani e presin nënshkrimin e presidentit amerikan, Donald Tramp në mënyrë që vendimi të hyjë në fuqi, transmeton agjencia gjermane.

Uashington, 18 dhjetor 2025 (MIA) - Shtetet e Bashkuara të Amerikës miratuan shitjen e armëve për Tajvanin në vlerë prej rreth 11,1 miliardë dollarë, me qëllim që të përforcohet aftësia mbrojtëse e ishullit. Agjencia për bashkëpunim në sigurinë e mbrojtjes e SHBA-së (DSCA), në tetë kumtesa të veçanta me detaje për shitjet, theksoi se ato "do të ndihmojnë në përmirësimin e sigurisë së pranuesit dhe do të ndihmojnë në mbajtjen e stabilitetit politik, balancit ushtarak dhe rendit ekonomik në rajon".

Uashingotn, 18 dhjetor 2025 (MIA) - Senati amerikan e konfirmoi sipërmarrësin miliarderin Xhared Ajzakmen shef të Aeronautikës Nacionale dhee Administratës Kozmike (NASA), me çka përfunduan pasiguritë disa mujore rreth udhëheqjes së agjencisë kozmike.

Bruksel, 18 dhjetor 2025 (MIA) - Përfaqësuesit e vendeve-anëtare të BE-së dhe Parlamenti evropian herët në mëngjes arritën marrëveshje për rregullat e reja që u lejojnë vendeve-anëtare t'i deportojnë kërkuesit e azilit në "vende të treta të sigurta", lajmëroi DPA. Marrëveshja do të mundësojë dërgim të kërkuesit të azilit në një vend jashtë BE-së që llogaritet i sigurt, madje edhe nëse nuk ka lidhje paraprake me të, për shembull kur ekziston marrëveshje apo aranzhman mes veendeve tët reta dhe shtetit të BE-së.

Uashington, 18 dhjetor 2025 (MIA) - Përfaqësues amerikanë dhe rusë pritet këtë fundjavë të takohen në Majami, si pjesë e përpjekjeve të administratës së presidentit amerikan Donald Tramp që ta përfundojë luftën pothuajse katërvjeçare mes Kievit dhe Moskës, publikoi Politiko, duke iu referuar dy personave të njohur me situatën.

Остани поврзан