MF: Edhe 14.2 milionë euro përkrahje për kompanitë vendore, janë transferuar dy transhe nga Buxheti te Banka Zhvillimore
- Ministria e Financave ka ka kryer pagesën e dy transheve të tjera nga Buxheti kundrejt Bankës Zhvillimore për përkrahjen e kompanive vendore. Përkatësisht, është paguar e transheja me vlerë prej 305 milionë denarëve dhe transheja prej 568 milionë denarëve, përkatësisht në vlerë të përgjithshme prej 873 milionë denarëve ose 14.2 milionë eurove.
Shkup, 23 dhjetor 2025 (MIA) - Ministria e Financave ka ka kryer pagesën e dy transheve të tjera nga Buxheti kundrejt Bankës Zhvillimore për përkrahjen e kompanive vendore. Përkatësisht, është paguar e transheja me vlerë prej 305 milionë denarëve dhe transheja prej 568 milionë denarëve, përkatësisht në vlerë të përgjithshme prej 873 milionë denarëve ose 14.2 milionë eurove.
Me pagesën e këtyre transheve, përkrahja e përgjithshme e shtetit ndaj ekonomisë vendore është 217.5 milionë euro nga gjithsej mjetet e planifikuara prej 250 milionë eurove për përkrahjen e kompanive vendore.
Qeveria i siguroi mjetet përmes linjës kreditore nga Banka Hungareze Eksport-Import, për përkrahjen e ekonomisë vendore. Përkrahje përfshin plasimin e mjeteve me kushte të favorshme për kompanitë në drejtim të realizimit të investimeve private, me ç’rast ato do të sigurojnë zhvillimin e tyre dhe nxitjen e rritjes ekonomike. Mjetet janë plasuar te shfrytëzuesit e fundit përmes bankave afariste, ku norma e interesit është 1.95% në nivel vjetor, afati i shlyerjes 15 vjet dhe periudha grejs është 3 vjet.
Buxheti i përgjithshëm për përkrahjen e kompanive vendore të parapara me Buxhetin është 250 milionë euro, ndërsa vlera e ciklit investues vlerësohet të jetë rreth 300 milionë euro. qa/
Foto: Arkivi i MIA-s