Stojkovski për MIA-n: Ligji i ri kundër pirjes së duhanit krahas përfitimeve shëndetësore ka edhe veprim të fuqishëm preventiv - do të kontribuojë për formimin e shprehive të shëndetshme tek të rinjtë
- Ligji i ri kundër pirjes së duhanit paraqet hap të rëndësishëm përpara në mbrojtjen e shëndetit publik. Para së gjithash, me zgjidhjen e këtillë ligjore sigurohet mbrojtja e të gjithë joduhanpirësve nga veprimi pasiv i tymit të duhanit, posaçërisht tek kategoritë më të ndjeshme siç janë fëmijët dhe gratë shtatzëna, për MIA-n theksoi prof.dr. Igor Stojkovski, drejtor i Klinikës universitare për radioterapi dhe onkologji në Shkup.
Shkup, 14 janar 2026 (MIA) - Ligji i ri kundër pirjes së duhanit paraqet hap të rëndësishëm përpara në mbrojtjen e shëndetit publik. Para së gjithash, me zgjidhjen e këtillë ligjore sigurohet mbrojtja e të gjithë joduhanpirësve nga veprimi pasiv i tymit të duhanit, posaçërisht tek kategoritë më të ndjeshme siç janë fëmijët dhe gratë shtatzëna, për MIA-n theksoi prof.dr. Igor Stojkovski, drejtor i Klinikës universitare për radioterapi dhe onkologji në Shkup.
"Plotësisht, pritet ulje e konsiderueshme e sëmundjeve lidhur me pirjen e duhanit, përfshirë edhe sëmundjet kardiovaskulare, kancerin e mushkërive, sëmundjen kronike obstruktive të mushkërive dhe gjendje të tjera serioze shëndetësore", nënvizoi Stojkovski.
Ai foli edhe për përfitimet e tjera që i sjellë ligji i paralajmëruar kundër pirjes së duhanit.
"Ligji do të kontribuojë edhe drejt uljes së sëmundjeve dhe mungesave në punë, me çka në mënyrë idnirekte ndikohet ndaj rritjes së produktivitetit, e njëherit do të ulet edhe presioni ndah sistemit shëndetësor. Përfitim tjetër është krijimi i hapësirave më të pastra dhe më të shëndetshme të punës dhe sipërfaqeve publike, si dhe përmirësim i konsiderueshëm i kushteve për punë për të punësuarit në sektorin hotelierik", thotë Stojkoski.
Në afat më të gjatë, zgjidhjet e këtilla ligjore, shton ai, kanë edhe veprim të fuqishëm preventiv.
"E rrisin vetëdijen publike për pasojat serioze të dëmshme nga përdorimi i duhanit dhe kontribuojnë drejt formimit të shprehive të shëndosha tek popullata e re, me çka parandalohet fillimi i duhanpirjes që në moshë të re", shton Stojkovski në deklaratë për MIA-n. ab/
Foto: МIА arkivi