Mexhiti: Sllovenia një partner i fuqishëm drejt avancimit tonë në BE
- Zëvendëskryeministri i Parë i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe ministër i Mjedisit Jetësor, Izet Mexhiti, mirëpriti në takim të dërguarin e posaçëm të Sllovenisë për Ballkanin Perëndimor, Anzhej Frangezh, si dhe ambasadorin slloven në vend, Gregor Presker, kumtoi MMJPH-ja.

Shkup, 12 janar 2025 (MIA) - Zëvendëskryeministri i Parë i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe ministër i Mjedisit Jetësor, Izet Mexhiti, mirëpriti në takim të dërguarin e posaçëm të Sllovenisë për Ballkanin Perëndimor, Anzhej Frangezh, si dhe ambasadorin slloven në vend, Gregor Presker, kumtoi MMJPH-ja.
Gjatë takimit, u diskutua mbi sfidat dhe mundësitë e integrimit evropian, forcimin e bashkëpunimit dypalësh dhe rëndësinë e stabilitetit rajonal.
“Sllovenia ka qenë gjithmonë një partner i fuqishëm dhe mbështetës për vendin tonë dhe rajonin. Mbështetja dhe përvoja e saj janë tejet të rëndësishme për përshpejtimin e reformave tona dhe avancimin drejt BE-së”, theksoi Mexhiti.
Ai nënvizoi përkushtimin e Qeverisë për një “Ballkan Perëndimor më të qëndrueshëm dhe të integruar”, duke vlerësuar rëndësinë e bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë në këtë proces. ls/