• сабота, 22 февруари 2025

Mexhiti: Prokurori i ri publik shtetëror duhet të jetë profesionist, i cili do të kontribuojë për kthimin e besimit të qytetarëve

Mexhiti: Prokurori i ri publik shtetëror duhet të jetë profesionist, i cili do të kontribuojë për kthimin e besimit të qytetarëve

Shkup, 12 shkurt 2025 (MIA) - Zëvendëskryetari i parë të Qeverisë dhe ministër i Mjedisit Jetësor, Izet Mexhiti lidhur me vendimin e Qeverisë të fillojë procedurë për shkarkimin e prokurorit shtetëror publik, Lupço Kocevski thotë se ajo është rezultat i shkeljeve të vazhdueshme juridike të Kocevskit.

"Fillimisht, kjo procedurë është në përputhje me frymën e faktorit ndërkombëtar dhe partnerëve strategjikë, për të ndërhyrë aty ku ka shkelje. Së dyti, besimi i qytetarëve në sistemin gjyqësor është në nivelin më të ulët që nga vitet 1990 dhe është pothuajse nuk ekziston. Së treti, prokurori publik Kocevski ka vazhduar me shkelje të vazhdueshme ligjore, duke krijuar një situatë që e ka bërë të pashmangshëm vendimin për shkarkimin e tij", ka theksuar Mexhiti për televizionin Alsat.

Prokurori i ri publik, sipas Mexhitit, duhet të jetë profesionist i cili do të kontribuojë në rikthimin e besimit të qytetarëve në sundimin e ligjit.

Sa i përket zgjidhjes ligjore për përfaqësim të drejtë dhe adekuat të shqiptarëve, Mexhiti thotë se është në fazën përfundimtare dhe se takimi i parafundit apo përfundimtar për harmonizimin e qëndrimeve ndërmjet VLEN-it, VMRO-DPMNE-së dhe ZNAM-it pritet të mbahet këtë javë.

"Në parim, tashmë i kemi afruar qëndrimet tona dhe besoj se deri në fund të javës së ardhshme do të dalim me një zgjidhje ligjore apo me një ligj të veçantë për përfaqësim të drejtë dhe të duhur të shqiptarëve, sepse deri më tani ka qenë vetëm një mekanizëm, por jo një zgjidhje reale ligjore", thotë Mexhiti. mb/

Foto: MIA

Тагови

Остани поврзан