• петок, 21 февруари 2025

Mexhiti: Përfaqësimi i barabartë në administratën publike është prioriteti ynë

Mexhiti: Përfaqësimi i barabartë në administratën publike është prioriteti ynë

Shkup, 18 shkurt 2025 (MIA) - Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti duke folur për përfaqësimin e drejtë dhe të barabartë në administratën publike tha se derisa nuk sillet ligji për përfaqësim të drejtë dhe të barabartë, ekziston marrëveshje politike për përfaqësim adekuat të shqiptarëve gjatë punësimeve, kumtoi Lëvizja demokratike.

Siç theksoi Mexhiti në potkastin FOL në TV Festa, ngjashëm si në shëndetësi, nëse tani do të ekzistonte mekanizmi për balans, nuk mund të sillen 50 për qind e vendimeve.

"Së dyti, përfaqësimi i drejtë vlen për të gjitha institucionet, dhe gjatë këtij viti do të ketë numër të konsiderueshëm të punësimeve dhe avancimeve. Mund të them se atë që të tjerët e bënë në një mandat, ne do ta realizojmë për një vit. Procesi tashmë filloi në të gjitha institucionet ku përfaqësimi i shqiptarëve ishte simbolik", tha Mexhiti.

Lidhur me ligjin, ai shtoi se pret takimi i fundit për finalizim të formës së ligjit për përfaqësim adekuat, ndërkaq me siguri i njejti do të jetë në kuadër të Agjencisë për administratë shtetërore, me rritje të kompetencave të vet, kështu që do t'i përfshijë edhe Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Ministrinë e Mbrojtjes.

"Gjithsesi, do të kërkohet edhe mendim nga Komisioni i Venecies, ndërkaq me atë mendim, ligji do të hyjë në procedurë kuvendore. Pasi që të votohet, nuk do të ketë mundësi as Gjykata kushtetuese as komisione të tjera ta anulojnë ligjin", theksoi Mexhiti. ab/

Foto: МIА arkivi

Остани поврзан