• сабота, 22 февруари 2025

Mexhiti: Lëvizja Demokratike është garancia e ndryshimit dhe qeverisjes së ndershme e transparente

Mexhiti: Lëvizja Demokratike është garancia e ndryshimit dhe qeverisjes së ndershme e transparente

Shkup, 17 shkurt 2025

Lëvizja Demokratike (LD) po forcohet çdo ditë dhe sot shënoi një tjetër moment të rëndësishëm në këtë rrugëtim – themelimin e Degës së Sarajit, një vatër e re e përkushtimit dhe vizionit për ndryshim.  

Në një atmosferë mbresëlënëse, me pjesëmarrje të gjerë të strukturave dhe mbështetësve, për kryetar të kësaj dege të rëndësishme u zgjodh Muhamed Elmazi, drejtori ekzekutiv i Nomagas, një figurë e dëshmuar me përvojë dhe kapacitet për ta çuar përpara vizionin e Lëvizjes Demokratike.

“Ky subjekt politik po konsolidohet si forca e re e shqiptarëve, duke u shtrirë fuqishëm në çdo lagje, qytet dhe komunë. Me një program të qartë dhe një ekip të përkushtuar, Lëvizja Demokratike është garancia e ndryshimit dhe një qeverisjeje të ndershme e transparente.
Saraji është dëshmi e kësaj rritjeje! Me këtë strukturim, bëhet e qartë se Lëvizja Demokratike po ndërton një alternativë të fuqishme, gati për të sjellë ndryshimin që qytetarët presin dhe për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për të gjithë”, thuhet në njoftimin e Lëvizjes Demokratike.

Lëvizja Demokratike

________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________ 

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit. 

Тагови

Остани поврзан