• сабота, 26 април 2025
Македонски
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Methju Vitaker do të jetë ambasadori i ri i SHBA-së në NATO

Methju Vitaker do të jetë ambasadori i ri i SHBA-së në NATO

Uashington, 2 prill 2025 (MIA) - Methju Vitaker, ish-ushtrues detyre prokuror i përgjithshëm në administratën e parë të Donald Trampit, mbrëmë u konfirmua nga Senati ambasador i ri i SHBA-së në NATO. Për funksionin e ti të ri votuan 52 senatorë, përderisa 45 u deklaruan "kundër".

Edhe pse përvojë të kufizuar në politikën e jashtme, Vitaker gjatë dëgjimit deklaroi se do të angazhohet që anëtaret e NATO-s t'i rrisin shpenzimet e veta mbrojtëse dhe e theksoi përkushtimin e SHBA-së ndaj aleancës. Ai e mbështeti parimin e "paqes përmes fuqisë" dhe tha se obligimi i SHBA-së ndaj NATO-s, posaçërisht përmes Nenit pesë, është "u fuqishëm si hekuri".

Premtoi se do t'u bëjë thirrje aleatëve të shpenzojnë më së paku pesë për qind të BPV-së për mbrojtje dhe parashtroi pyetje nëse politikanët japjn obligime të vërteta apo vetëm premtime boshe.

Vitaker ishte i nominuar nga Trampi pas fitores së tij në vitin 2024, ndërsa paraprakisht ka shërbyer si shef i kabinetit të ish-prokurorit të përgjithshëm Xhef Seshëns dhe so prokuror federal në shtetin e Ajovës. ab/

 

Остани поврзан