• недела, 22 декември 2024

"Meta" e kthen njohjen e fytyrës në "Fejsbuk" dhe "Instagram"

Los-Angjelos, 22 tetor 2024 (MIA) - Kompania "Meta", pronare e "Fejsbukut" dhe "Instagramit", vendosi ta kthejë teknologjinë për njohjen e personave në aplikacionet e veta, pasi që para tre viteve "e përjashtoi" këtë sistem për shkak të reagimit negativ të opinionit në "Fejsbuk".

Hapi i ri është "me qëllim të luftës kundër mashrimeve" dhe "ndihmë për shfratëzuesit të cilët e humbën qasjen në profilet e veta", thuhet në kumtesë. Kështu, testi filelstar do të prëdorë njohje të personave për zbulim të kumtimeve të rrejshme dhe reklamave me fytyrë të personit të johur dhe publik.

"Nëse sistemi ynë zbulon se diçka mund të jetë mashttrim me fytyrën e personit publik, do ta shfrytëzojmë teknologjinë për njohje të fytyrës për shkak të përputhjes së fytyrës në reklarmë me fotografitë e profilit të ati personi publik në 'Fejsbuk" dhe "Instagram". Nëse gjendjet nodnjë përputhje e nevojshme, ndërkaq shpallja është mashtrim, do ta bllokojmë kumtimin", tha "Meta".

Kompania tashmë e mundësoi funksionin për një numër të vogël të persoanliteteve të njohura dhe publike, ndërsa në javët në vijim do të fillojë automatikisht të shtojë më shumë persona në të. Megjithatë, si individ, shfrytëzuesi do të ketë mundësi ta përjashtojë atë mbrojtje nga rrjeti social.

"Ky është proces në kohë reale - më i shpejtë dhe më preciz nga kontrolli manual", tha Monika Bikert, nënkryetare për politikë për përmbajtjet në "Meta".

Nga "Meta" kumtojnë edhe se "menjëherë do t'i fshijnë të dhlnat e grumbulluara me njohje të fytyrës", që do të përdoret vetëm për krahasim. Gjithashtu, "skanimet nuk do të përdoren për qëllime të tjera", thuhet, ndërsa edhe personalitetet e njohura, si dhe të gjtihë shfrytëzuesit, do të mund të zgjedhin nëse duan apo jo mbrojtje nga kumtimet dhe reklamat e rrejshme. ab/

Foto: МIА arkivi

Остани поврзан