Mesi dëshiron të luajë në Kupën e botës 2026
- Lionel Mesi dëshiron të luajë në Kampionatin botëror 2026, por është ende herët për paralajmërime zyrtare, deklaroi trajneri i reprezentacionit të Argjentinës, Lionel Skalloni.

Majami, 31 janar 2025 (MIA) - Lionel Mesi dëshiron të luajë në Kampionatin botëror 2026, por është ende herët për paralajmërime zyrtare, deklaroi trajneri i reprezentacionit të Argjentinës, Lionel Skalloni.
Skalloni i cili udhëhoqi Argjentinën drejt titullit të Kupës së Botës 2022 në Katar, shpjegoi dëshirën e fituesit të tetë herë të Topit të artë për të mbetur në ekip.
"Gjëja e parë që duhet thënë është se ai dhe shokët e tij janë të vetëdijshëm se ka mbetur një kohë e arsyeshme dhe se ai dhe të gjithë të tjerët duan të luajnë në Kupën e botës. Duhet të presim dhe të shohim se si do të zhvillohen punët. Mesi e di se çfarë mendojmë dhe është më inteligjenti nga të gjithë ne”, ka thënë Skalloni për DSSPORTS.
Skalloni ka folur gjithashtu për vendimin e ish sulmuesit të Argjentinës, Anhel di Maria për t'u tërhequr nga kombëtarja pasi vitin e kaluar fitoi trofeun e tij të dytë në Kopa Amerika.
"Nga ajo që tha, gjithçka ka marrë fund. Dhe në mënyrën më të mirë të mundshme. Të kishte shkruar filmin e tij, librin e tij, historinë e tij të futbollit, mendoj se nuk do ta kishte shkruar aq mirë se si e ka përfunduar”, ka thënë Skalloni.
Foto: arkivi