• сабота, 22 февруари 2025

Mersie: Respektimi i të drejtave të OJQ-ve është pjesë e detyrimeve të negociatave për anëtarësim në BE

Mersie: Respektimi i të drejtave të OJQ-ve është pjesë e detyrimeve të negociatave për anëtarësim në BE

 Bruksel, 23 janar 2025 (MIA) - Bashkimi Evropian i mbështet organizatat e shoqërisë civile në të gjitha vendet e përfshira në procesin e zgjerimit, përfshirë edhe Serbinë, dhe thekson se respektimi i të drejtave të tyre është pjesë e obligimeve të negociatave për anëtarësim në BE, deklaroi zëdhënësi. i Komisionit Evropian për Zgjerimin, Partneritetet Ndërkombëtare dhe Mesdheun, Gijom Mersie.

"Shoqëria civile dhe mediat  e pavarura luajnë një rol vital në zhvillimin e një shoqërie të shëndetshme dhe demokratike", tha Mersie në përgjigjen e pyetjes në lidhje me komentin e KE-së mbi informacionin për dëbimin e 13 aktivistëve të OJQ-ve të huaja nga Serbia, duke përfshirë shtetas të BE-së dhe vendeve të tjera të përfshira me procesin e zgjerimit.

 Sipas Mersie, përparimi i Serbisë në rrugën drejt BE-së varet nga pjesëmarrja aktive e të gjitha palëve të interesuara në atë proces dhe përmes mbështetjes së përpjekjeve të shoqërisë civile dhe organizatave mediatike për të ndërtuar një Serbi demokratike dhe gjithëpërfshirëse në interes të të gjithë qytetarëve.

 Ai përsëriti se BE-ja me vëmendje po e monitoron situatën e brendshme politike në Serbi lidhur me protestat dhe se i inkurajojmë të gjithë aktorët politikë që t'i kthehen dialogut dhe të përmbahen nga përshkallëzimi i tensioneve.

Foto: Skrinshot 

 

Остани поврзан