• петок, 05 декември 2025

Merret në pyetje dëshmitari në rastin "Geriatria", gjykimi vazhdon më 5 dhjetor

Merret në pyetje dëshmitari në rastin

Shkup, 24 nëntor 2025 (MIA) - Në seancën e sotme për rastin "Geriatria" para Gjykatës Themelore Penale në Shkup me propozim të mbrojtjes ka dëshmuar dëshmitarja e punësuar si arkiviste në institucion, e cila për shkak të pushimit mjekësor të sekretares së drejtorit ka qenë në zëvendësim në atë vend pune.

E pyetur nëse një person me emrin Nebije Zaimovska erdhi në takim me drejtorin, ajo u përgjigj pozitivisht.

"Erdhi një person, u prezantua me atë emër, erdhi me një njeri dhe tha se kishte lënë takim, në fakt nuk kishte pasur. Unë pastaj hyra për ta pyetur nëse mund të hyjë sepse nuk kishte lënë takim me të, pastaj drejtori e pranoi", tha ajo.

Në pyetjen e prokurorisë nëse vizita të tilla të paparalajmëruara ishin të zakonshme, Petrovska u përgjigj se kishte raste kur personat pa takim të caktuar ishin pranuar, në varësi të situatës dhe kohës së lirë të drejtorit.

"Varej nga situara konkrete, nëse është i lirë, nëse ka takim dhe nëse ishte i lirë disa palë nuk i pranonte, nëse ishin të paparalajmëruar, ose, sërish, diçka kërkojnë që nuk është në lidhje me institucionin tonë", plotësoi ajo.

Në seancat e mëparshme dëgjimore u prezantuan materiale fotografike dhe video të marra përmes masave të posaçme hetimore, të cilat dokumentonin takimet midis të pandehurve Muhsin Arifi dhe Blerim Amiti me dëshmitarin në disa lokacione në Shkup, si dhe dorëzimin e fondeve më 8 prill të këtij viti.

Njëherit, me propozim të mbojtjes u dëgjua edhe dëshmitari i cili tha se e din për rastin, pse ish kolegu i tij nga INP Idrizovë e ka pyetur nëse e njeh Muhsin Arifin, pse, siç i ka thënë, ka pasur një kushëri me një grua shumë të sëmurë për të shkuar tek ai të pyesin se cila është procedura  që ajo të pranohet në Geriatri.

Dëshmitari tha se i kishte thënë se nuk e njihte personalisht dhe, meqenëse e kishte pyetur, do ta telefononte me mesinxher për ta pyetur nëse donte t'i pranojë. Kolegu më vonë i tha se drejtori i priti dhe patën një bisedë shumë të këndshme. Dëshmitari, siç tha ai, nuk pati më kontakt pas kësaj.

Duke u përgjigjur në pyetje, dëshmitari theksoi se as nuk është takuar, as nuk ka foluar me askënd ose ka kërkuar para për të dakorduar takimin me drejtorin.

Sipas aktakuzës, Arifi, drejtor i ISHP Spitali i Specializuar për Mjekësi Geriatrike dhe Paliative, ka kërkuar interes pronësor prej 20.000 euro për të mundësuar pranimin e pacientes në gjendje të rëndë shëndetësore. Amiti, i cili paraprakisht e ka njohur dëshmitarin, është ofruar të ndërmjetësojë dhe mori shumën e parave, me ç'rast është zënë në vendin e ngjarjes nga policia.

Të pandehurit në fillim të gjykimit u shprehën se nuk ndjehen fajtorë për veprat për të cilat akuzohen.

Procesin gjyqësor e udhëheq gjyqtarja Lenka Davitkova, ndërsa përfaqësues i akuzës është prokurorja Iskra Haxhi Vasileva.

Gjykimi vazhdon më 5 dhjetor. sa/

Foto: MIA arkivi

Остани поврзан