Merci dëshiron që të vazhdojnë konsultimet qeveritare me Kinën
- Kancelari gjerman Fridrih Merc bëri sot thirrje për vazhdimin e konsultimeve qeveritare me përfaqësuesit kinezë, ndërsa ai po qëndron për vizitë në Kinë për bisedime me presidentin Si Xhinping.
Pekin, 25 shkurt 2026 (MIA) – Kancelari gjerman Fridrih Merc bëri sot thirrje për vazhdimin e konsultimeve qeveritare me përfaqësuesit kinezë, ndërsa ai po qëndron për vizitë në Kinë për bisedime me presidentin Si Xhinping.
“E di që paraardhësit e mi e vizituan rregullisht Kinën”, tha Merci gjatë takimit. Ai theksoi se dëshiron ta vazhdojë këtë traditë, transmeton DPA.
“Duhet të vazhdojmë gjithashtu konsultimet qeveritare gjermano-kineze të cilat u ndërprenë për shkak të ndryshimit të qeverisë në Berlin dhe pandemisë”, shtoi Merci.
Si tha se Merci po i kushton rëndësi të madhe marrëdhënieve me Kinën.
“Nën udhëheqjen e Mercit, qeveria gjermane po ndjek një politikë të bazuar në fakte ndaj Kinës”, shtoi Si.
Merci u takua gjithashtu me kryeministrin Li Çijang në Sallën e madhe të popullit sot, pasi mbërriti në Pekin këtë mëngjes.
Konsultimet e fundit qeveritare kinezo-gjermane u mbajtën në Berlin në vitin 2023. Formati është mbajtur që nga viti 2011 dhe synon të thellojë bashkëpunimin midis dy palëve.