Merc drejtuar SHBA-së: Politika gjermane e migracionit është çështje gjermane
- Kancelari gjerman Fridrih Merc deklaroi se politika gjermane e migracionit është një çështje ekskluzivisht gjermane dhe se vendi nuk ka nevojë për udhëzime të jashtme, transmetoi DPA.
Berlin, 28 nëntor 2025 (MIA) - Kancelari gjerman Fridrih Merc deklaroi se politika gjermane e migracionit është një çështje ekskluzivisht gjermane dhe se vendi nuk ka nevojë për udhëzime të jashtme, transmetoi DPA.
"Nuk kemi nevojë për udhëzime nga jashtë", tha Merc, duke reaguar ndaj një direktive nga Departamenti i Shtetit i SHBA-së drejtuar nëpunësve civilë në vendet perëndimore, e cila u kërkon atyre të mbështesin një politikë më të ashpër të migracionit.
"Politika e migracionit është puna jonë dhe ne vendosim për këtë çështje siç e shohim të arsyeshme. Ndërsa në Republikën Federale, që kur u formua kjo qeveri, jemi në rrugën e duhur, shtoi kancelari gjerman.
Migrimi është bërë një temë politikisht e ndjeshme, veçanërisht pasi qeveria e Mercit vendosi një politikë me një mekanizëm më të fortë të kontrollit të migracionit krahasuar me paraardhësit e saj.
Javën e kaluar, Departamenti i Shtetit në "X" publikoi një tekst në të cilin përfaqësuesve amerikanë u bëhej thirrje të inkurajonin qeveritë e vendeve perëndimore të merrnin masa vendimtare për të mbrojtur qytetarët nga "rreziqet e migrimit masiv". Në tekst theksohej se "migrimi masiv përbën një kërcënim ekzistencial për civilizimin perëndimor dhe minon stabilitetin e aleatëve kryesorë amerikanë". ls/
Foto: Arkiv