Menduh Thaçi uron Bedri Hamzën për zgjedhjen kryetar të PDK-së
- Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare z.Menduh Thaçi uron zgjedhjen e Kryetarit të PDK-së z.Bedri Hamza
Shkup, 18 nëntor 2025
Të nderuara media,
Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare z.Menduh Thaçi uron zgjedhjen e Kryetarit të PDK-së z.Bedri Hamza, në vijim Ju përcjellim mesazhin e plotë të urimit.
“Urime për zgjedhjen Kryetar i PDK-së z.Bedri Hamza.
Në emër të Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Ju shprehim respektin dhe urimet tona më të mira për këtë përgjegjësi të re. Marrëdhëniet korrekte dhe bashkëpunimi i qëndrueshëm mes PDSH-së dhe PDK-së ndër vite – edhe në periudhat më të vështira – kanë dëshmuar përkushtimin tonë të përbashkët ndaj vlerave demokratike dhe interesit kombëtar.
Urojmë që ky bashkëpunim të vazhdojë dhe të forcohet edhe më tej në të mirë të qytetarëve tanë dhe aspiratave të përbashkëta.
Suksese në detyrën tuaj të re, z. Hamza!
Me respekt,
Menduh Thaçi - kryetar i PDSH-së
_____________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________
MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.
Foto: PDSH