Menduh Thaçi uron 28 Nëntorin: Le ta shfrytëzojmë këtë ditë si motivim për më shumë unitet, përgjegjësi dhe punë në të mirë të popullit tonë
- Me rastin e 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi uroi të gjithë shqiptarët.
Shkup, 28 nëntor 2025
Me rastin e 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi uroi të gjithë shqiptarët.
“Me rastin e 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë, përcjell urimet e mia për të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen. Kjo ditë na bashkon rreth flamurit tonë kombëtar dhe na kujton sakrificat e brezave që luftuan për liri, barazi dhe dinjitet kombëtar në të gjitha trojet shqiptare. Si PDSH, mbetemi të përkushtuar për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, për përfaqësim të denjë politik dhe për zhvillim ekonomik e arsimor të vendbanimeve tona. Le ta shfrytëzojmë 28 Nëntorin si motivim për më shumë unitet, përgjegjësi dhe punë në të mirë të popullit tonë. Urime 28 Nëntori – Dita e Flamurit!”, ka shkruar Thaçi në rrjetet sociale.
PDSH
_________________________________________________________________________
MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.
Foto: Arkivi i MIA-s