• сабота, 22 февруари 2025

Menduh Thaçi uron pavarësinë e Kosovës

Menduh Thaçi uron pavarësinë e Kosovës

Shkup, 17 shkurt 2025 (MIA)- Me rastin e 17-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, kryetari I kësaj partie Menduh Thaçi, përmes një postimi në rrjetet sociale ka uruar festën.

“Sot, kremtojmë guximin dhe përkushtimin e popullit të Kosovës në arritjen e pavarësisë. Ky është një moment historik që na frymëzon për të vazhduar përpjekjet për një Kosovë të bashkuar, të zhvilluar dhe të begatë. Urojmë që e ardhmja e Kosovës të jetë e mbushur me paqe dhe progres për çdo qytetar. Në emrin tim dhe në emër të Partisë Demokratike Shqiptare, Gëzuar Ditën e pavarësisë, Kosovë!“, ka shkruar Thaçi në urimin e tij.

Остани поврзан