• петок, 05 декември 2025

Mela pas ditës së parë të mandatit: Fillimi i një kapitulli të ri për Dibrën tonë

Mela pas ditës së parë të mandatit: Fillimi i një kapitulli të ri për Dibrën tonë

Dibër, 7 nëntor 2025 (MIA) - Kryetari i ri i komunës së Dibrës, Fisnik Mela, i cili sot zyrtarisht e mori detyrën nga kryetari i mëparshëm, Hekuran Duka, pas orëve të para të kaluara në kabinetin e krytarit të komunës, përmes një publikimi në Fejsbuk, porositi se ky është "fillimi i një kapitulli të ri për Dibrën tonë".

"Sot mora zyrtarisht detyrën e kryetarit të Komunës së Dibrës, pas ceremonisë së pranim-dorëzimit të mandatit nga ish-kryetari, Hekuran Duka. Ky është një moment me përgjegjësi të madhe dhe me emocion të veçantë për mua, sepse shënon fillimin e një kapitulli të ri për Dibrën tonë", shkroi ai.

Ky besim që më dhatë, nuk është thjesht një mandat politik, por është një detyrim moral për të punuar me ndershmëri, transparencë dhe përkushtim në shërbim të çdo qytetari, në çdo lagje dhe çdo fshat të komunës sonë.
 
"Dibra meriton institucione që dëgjojnë, që veprojnë dhe që sjellin zhvillim të vërtetë. Bashkë do ta ndërtojmë një komunë të mundësive, të bashkëpunimit dhe të mirëqenies për të gjithë. Zoti e bekoftë Dibrën dhe qytetarët e saj", uron Mela.
 
 Atij dhe 15 anëtarëve të këshillit komunal, në një ceremoni modeste, kryetari i KKZ-së, Rilind Hasa, sot ua dorëzoi certifikatat. Në këtë ngjarje mori pjesë edhe Hekuran Duka, kryetari i deritanishëm. ls/ 

Foto: Fejsbuku i Fisnik Melës

 

Остани поврзан