• петок, 05 декември 2025

Mediumet greke: Fitore e VMRO-DPMNE-së në pushtet edhe në rrethin e dytë zë zgjedhjeve lokale

Mediumet greke: Fitore e VMRO-DPMNE-së në pushtet edhe në rrethin e dytë zë zgjedhjeve lokale

Athinë, 3 nëntor 2025 (MIA) - "Maqedonia e Veriut: Partia në pushtet VMRO-DPMNE është fituesja e madhe edhe në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale", është titulli i tekstit në agjencinë greke të lajmeve ANA-MPA për zgjedhjet e djeshme tek ne, tekst i marrë nga një numër i madh i edicioneve onlajn të mediumeve në Greqi, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

ANA-MPA përkujton se rrethi i dytë u mbajt në 33 komuna, ndërsa në 44 kryetari ishte zgjedhur që në rrethin e parë të zgjedhjeve më 19 tetor 2025.

Mediumet në Greqi komentojnë se "VMRO-DPMNE fitoi në 21 komuna në rrethin e dytë, si dhe në Qytetin e Shkupit, ndërsa LSDM-ja opozitare e kryesuar nga Venko Filipçe vetëm në tre.

"Gjithsej, VMRO-DPMNE fitoi në 54 komuna në tërë vendin, përfshirë të gjitha komuant e mëdha në të cilat dominon popullata sllave, përderisa LSDM vetëm në gjashtë komuna të vogla", shkruan ANA-MPA dhe paralelisht e transmeton qëndrimin e liderit të partisë në pushtet, hristian Mickoski, se bëhet fjalë për "fitore të madhe" të VMRO-DPMNE-së.

Mediumet greke flasin edhe për bllokun shqiptar, duke e përmendur fitoren e VLEN-it në tetë komuna, përderisa "koalicioni opozitar shqiptar Aleanca kombëtare për integrim, kryesuar nga partia më e madhe shqiptare në Maqedoni të Veriut, BDI, e Ali Ahmetit, doli e dobësuar nga këto zgjedhje lokale".

Paralelisht, komentojnë edhe se dalja në rrethin e dytë ishte rreth 45 për qind. ab/

Foto: Printskrin mediumet greke

Остани поврзан