• петок, 21 февруари 2025

Mediat greke: Filluan punët preliminare në Greqi për ndërtimin e interkonektorit me Maqedoninë e Veriut

Mediat greke: Filluan punët preliminare në Greqi për ndërtimin e interkonektorit me Maqedoninë e Veriut

Athinë, 19 shkurt 2025 (MIA) – “Udhëtimi” i gazsjellësit të ri Greqi – Maqedonia e Veriut filloi, duke pasur parasysh atë se “Terna” i filloi motorët, duke i filluar punët preliminare për pjesën greke të projektit, shkruan portali energjetik grek “Energji mag” lidhur me ndërlidhësin për gaz natyror mes të dyja vendeve, informon korrespondentja e MIA-s nga Athina. 

Kompania “Terna” para katër muajve ishte zgjedhur si kontraktuese e pjesës greke të ndërlidhësit, me çka e mori projektin e hollësishëm, furnizimin e materialeve dhe ndërtimin e gazsjellësit Nea Mesimvria – Evzoni/Gjevgjeli. 

Portali grek shkruan se për projektin konkret që është në kompetencë të Operatorit Kombëtar për Transmetim të Gazit në Greqi DESFA, buxheti është rishikuar në 92 milionë euro (prej 67 milionë euro në programin paraprak), ndërsa paralelisht vijon edhe tenderi edhe për ndërtimin e stacionit matës, që është kyç për funksion të pandërprerë të gazsjellësit. 

Projekti, sipas portaleve greke të specializuara për tema energjetike, pritet të finalizohet në pranverë të vitit të ardhshëm, periudhë kohore e zhvendosur për shkak të vonesës nga ana jonë. 

Ministrja e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska para dy javëve, pas pjesëmarrjes në Samitin energjetik në Greqi dhe pas takimit me homologun e saj grek Teodoros Skilakas, në bisedë për MIA-n, për ndërlidhësin sqaroi se te ne ishte anuluar procedura dhe ka filluar procedurë e re, ndërsa çmimi është për 12 milionë më i lirë se herën e kaluar. 

“Sa i përket Nomagas-it, i ka kryer të gjitha kontrollet dhe ne kemi përfunduar gjithçka nga ana jonë. Është dërguar në Bankën Evropiane të Investimeve dhe çdo ditë presim, maksimumi këto ditë në javë presim konfirmimin dhe fillimin e nënshkrimit të kontratës për kompaninë që është operatori më i suksesshëm ekonomik dhe të fillojë ndërtimi, sepse na pret neve”, sqaroi ministrja para dy javëve dhe theksoi se me Skilakakis kanë biseduar për ndërlidhësin.

Gazsjellësi është paraparë të jetë në gjatësi prej 123 kilometra, prej të cilave 67 kilometra janë në territor të Maqedonisë së Veriut, që të shtrihet nga Nea Mesimvria drejt Negotinës përmes Gjevgjelisë dhe t’i lidhë dy sistemet kombëtare për transmetim të gazit natyror, ndërsa me qëllim që të diversifikohen burimet e furnizimit me gaz natyror në Maqedoninë e Veriut. 

Paralelisht përmes projektit, vendi ynë do të ketë mundësi të furnizohet edhe me gaz natyror dhe gaz të lëngshëm natyror (LNG) nga terminalet greke në Revitusa dhe Aleksandropuli. 

Kapaciteti fillestar do të jetë 1,5 miliardë metra kub në vit, me mundësi të zgjerimit deri 3 miliardë metra kub në vit, ndërsa janë zbatuar edhe studime me qëllim që gazsjellësi të ketë specifikime adekuate për transport të hidrogjenit të gjelbër. 

Me ndërtimin e ndërlidhësit, për shkak të vendndodhjes së tij gjeografike, vendi ynë mund të bëhet udhëkryq në rajon, duke qenë se, siç sqaroi Bozhinovska për MIA-n, lidhja me Bullgarinë tashmë ekziston, po punohet në atë me Greqinë, dhe vitin e kaluar është nënshkruar memorandumi i bashkëpunimit me Serbinë, i cili, siç tha ajo, "ne po punojmë në atë që nënkupton se te ne do të kalojë ruta transitore dhe do të furnizohet jo vetëm Serbia, por edhe Hungaria dhe Austria”. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

Остани поврзан