Mediat franceze: Tramp dëshiron që shpenzimet për rindërtim të Ukrainës t'i përballojë Bashkimi Evropian
- Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Tramp, dëshiron që shpenzimet e rindërtimit të Ukrainës të përballohen plotësisht nga Bashkimi Evropian, raporton botimi francez "Valeurs Actuelles".
Paris, 13 nëntor 2024 (MIA) - Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Tramp, dëshiron që shpenzimet e rindërtimit të Ukrainës të përballohen plotësisht nga Bashkimi Evropian, raporton botimi francez "Valeurs Actuelles".
"Sipas projektit republikan, i cili që të zbatohet nevojiten trilion euro, Bashkimi Evropian do të duhet ta financojë rinëdrtimin e Ukrainës", thuhet në botim.
Autorët e materialit theksuan gjithashtu se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë fituar fonde të konsiderueshme nga prodhimi i armëve, ndërsa vendet evropiane pësuan humbje të mëdha. Sipas tyre, në çdo skenar pala amerikane do të jetë fituesja më e madhe. mb/
Foto: MIA