• недела, 11 јануари 2026

Mecolla me përkrahje për demonstruesit në Iran: Evropa çdoherë qëndron krah jush dhe çdoherë do të na gjeni aty me ju

Mecolla me përkrahje për demonstruesit në Iran: Evropa çdoherë qëndron krah jush dhe çdoherë do të na gjeni aty me ju

Bruksel, 9 janar 2026 (MIA) - Bota sërish është dëshmitare e asaj se si populli i guximshëm iranian e ngre zërin e tij për dinjitet, liri, të drejtë të zgjedhjes së mënyrës së jetesës dhe të zgjedh kush e menaxhon, porositi kryetarja e Parlamentit Evropian, Roberta Mecolla, me rastin e valës së re të protestave në Iran.

"Njerëzit nga Evropa shohin se çka po ndodh në rrugë, në zemrat dhe mendjen e popullit të Iranit. E dimë për ndryshimin që është në vijim. Kjo është gjenerata e Xhina Mahsa Aminit, e cila i kundërshtohet kufizimeve të teokracisë së dhunshme, që ende po sundon në çdo aspekt të jetës së tyre. Gjenerata që dëshiron t'i çrrënjos prangat e shtypjes që shumë gjatë i mbajnë në sinxhirë", tha Mecolla në video porosinë.

Ajo e porositi popullin iranian se krenaria, dinjiteti dhe vendosshmëria e tij "për të ndërtuar një komb të madh të lirë" do të inspirojë gjenerata, si në Iran, ashtu edhe në botë.

"Evropa çdoherë qëndron krah jush dhe çdoherë do të na gjeni aty me ju", shtoi Mecolla në porosinë.

Ndaj porosisë së Mecollas, reagoi Misioni i Iranit pranë BE-së, duke vlerësuar se bëhet fjalë për "hipokrizi të shëmtuar".

"Padyshim i hedhim poshtë deklaratat ndërhyrëse të eurodeputetëve, përfshirë kryetaren e Parlamentit Evropian, Roberta Mecolla, në lidhje me punët e brendshme të Iranit. Hipokrizia dhe standardet e tyre të dyfishta në qasjen e tyre ndaj të drejtave dhe parimeve janë të neveritshme", thuhet në reagimin e Misionit të Iranit në "X".

Në kumtesë thuhet se të njëjtët që heshtën për gjenocidin në Gazë dhe vrasjen e qindra iranianëve gjatë sulmeve izraelite, tani po përpiqen të "përhapin raporte të shtrembëruara në lidhje me protestat paqësore në Iran dhe të derdhin lot krokodili për të drejtat e popullit iranian, të motivuar nga qëllime armiqësore". bsh/

Foto: MIA arkiv

Остани поврзан