• сабота, 22 февруари 2025

Me protestë në Shkup qytetarët kërkuan drejtësi për Frosinën dhe të gjitha viktimat nga aksidentet e komunikacionit

Me protestë në Shkup qytetarët kërkuan drejtësi për Frosinën dhe të gjitha viktimat nga aksidentet e komunikacionit

Shkup, 31 janar 2025 (MIA) – Qindra qytetarë sot u grumbulluan në bulevardin “Aradhet partizane” në Shkup në protestë, duke kërkuar drejtësi për vdekjen tragjike të vajzës së re Frosina, e cila ishte shkelë derisa e kalonte vendkalimin për këmbësorë në afërsi të furrës “Silbo”. Qytetarët vazhduan të marshojnë drejt Kuvendit, ndërsa pastaj drejtë Gjykatës Penale. 

Protesta filloi me tri minuta heshtje për tri vajzat të cilat ishin shkelur në bulevardin “Aradhet partizane” në Shkup. Viktima e fundit është 22-vjeçarja Frosina Kulakova, e cila para dy ditëve ishte shkelur nga 20-vjeçari Vasil Jovanov nga Shkupi, i cili voziste i dehur, pa leje të vozitjes dhe kalonte në të kuqe, derisa ajo kalonte në vendkalimin për këmbësorë. Më 20 janar të vitit 2022 në vendkalimin për këmbësorë te udhëkryqi në qendrën tregtare “Shkupi Siti Moll” ishte shkelur studentja Viktoria Nikollova, ndërsa më 3 prill të vitit 2015 studentja Frosina Cekovska në vendkalimin për këmbësorë te Salla Universale. Pjesëmarrësit në protestë mbanin parulla në të cilat ishin shkruar emrat e tre vajzave, të cilat ishin bërë viktima të shoferëve të pandërgjegjshëm. 

Për vdekjen e Frosinës është i dyshuar shkupjani 20-vjeçar për të cilin ishte caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditëve, ndërsa për të cilin edhe më parë ka pasur padi penale për aksident tjetër në komunikacion si dhe për përdorim të palejuar të drogës. 

Qytetarët në tubimin paqësor ndezën qirinj dhe vendosën lule para fotografisë së Frosinës. Përmes shkrimeve si “Lidhjet nuk kthejnë jetët e njerëzve” dhe “Nuk është aksident, por është vrasje” ata kërkuan përgjegjësi nga institucionet për Frosinën dhe për gjitha viktimat nga aksidentet në komunikacion. 

Përgjegjësi kërkuan edhe kryeministri Hristian Mickoski, i cili tha se revolta e qytetarëve është e arsyetuar dhe se i mbështet protestat, duke paralajmëruar se do të zbatohet politikë rigoroze ndëshkuese e sanksionimit të llojit të tillë të tërbimit. 

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, theksoi se revolta në publik është e kuptueshme, mosbesimi në institucione është i arsyetuar, por, thekson, kjo nuk guxon të përfundojë vetëm me shkrimin e statuseve në rrjetet sociale dhe protesta të cilat do të zgjasin disa ditë. Ndryshimet, thotë Toshkovski, duhet të jenë reale. Çdokush në sistem duhet ta marrë përgjegjësinë e tij. 

Komiteti i Helsinkit tha se tragjedinë e ka shkaktuar “fenomeni i mosndëshkimit, i pranishëm me dekada në shoqërinë tonë”.

Tubim paqësor në orën 15 sot është caktuar edhe në vendlindjen e Frosinës, Negotinë , si dhe në Kavadar të dielën. fc/

Fotografitë: MIA

 

Остани поврзан