Me memorandum zyrtarizohet bashkëpunimi shumëvjeçar mes Komisioneve Rregullatore të Energjetikës së Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë
- Postulate në bazë të të cilave do të avancohet funksionimi i tregjeve nacionale dhe rajonale energjetike, si dhe shërbimeve për menaxhimin e ujërave dhe mbeturinave, ndër të tjera definohen në Memorandumin e bashkëpunimit që paradite në Athinë e nënshkruan Komisioni Rregullator i Energjetikës së Republikës së Maqedonis së Veriut (KRE) dhe Komsionit Rregullator të Energjetikës, Ujit dhe Menaxhimit të Mbeturinave së Greqisë (RAAEI), ndërsa të dy kryetarët shprehën kënaqësi që është kurorëzuar edhe bashkëpunimi i zyrtarizuar shumëvjeçar, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Athinë, 11 shkurt 2025 (MIA) - Postulate në bazë të të cilave do të avancohet funksionimi i tregjeve nacionale dhe rajonale energjetike, si dhe shërbimeve për menaxhimin e ujërave dhe mbeturinave, ndër të tjera definohen në Memorandumin e bashkëpunimit që paradite në Athinë e nënshkruan Komisioni Rregullator i Energjetikës së Republikës së Maqedonis së Veriut (KRE) dhe Komsionit Rregullator të Energjetikës, Ujit dhe Menaxhimit të Mbeturinave së Greqisë (RAAEI), ndërsa të dy kryetarët shprehën kënaqësi që është kurorëzuar edhe bashkëpunimi i zyrtarizuar shumëvjeçar, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Memorandumi i bashkëpunimit është në sferën e energjisë, ujit dhe mbeturinave, ndërsa kryetari i KRE-së, Marko Bislimoski, theksoi se nënshkrimi i memorandumit, në mënyrë protokollare është një akt ceremonial, por personalisht për ta si institucion "ka rëndësi më dimensionale dhe iu referua komunikimit dhe bashkëpunimit të deritanishëm me RAAEI-në greke".
"Me këtë u zyrtarizua bashkëpunimi i kahershëm tradicional, me të cilin vendosim standard në cilësinë e zgjidhjeve, duke aplikuar një qasje rajonale kur bëhet fjalë për: një treg energjie konkurruese, të sigurt dhe të qëndrueshëm, nga i cili do të përfitojnë qytetarët dhe industria e të dy vendeve. Ciklet që kanë kaluar politikisht dy vendet tona janë krejtësisht të ndryshme nga përvoja që kemi ne rregullatorët. Pak dihet në publik se së bashku me rregullatorin grek kemi ndërtuar një komunikim dhe besim të përkryer. Kjo është kryesisht rezultat i mentalitetit të rregullatorëve të cilët, veçanërisht gjatë krizës pandemike dhe energjetike, së bashku kërkuan zgjidhje për të zbutur goditjet e çmimeve", theksoi Bislimoski.
Në të njëjtën kohë, ai shprehu kënaqësinë që ky bashkëpunim "do të thellohet në sektorët e rregullimit të ujit dhe mbetjeve", dhe në fushën e gazit natyror dhe derivateve të naftës "jemi në dispozicionin tuaj me gjithë njohuritë dhe përvojën tonë".
Profesori Atanasios Dagumas, kryetari trupit rregullator grek theksoi se me nënshkrimin e memorandumit do të përforcohet ekspertiza rajonale në fushat, të cilat rregullatorët i rregullojnë. mb/
Foto: KRE