Me fjalë hyrëse të mbrojtjes vazhdon gjykimi për zjarrin në diskotekën "Pulls" në Koçan (drejtpërdrejtë)
- Gjykimi për zjarrin në diskotekën "Pulls" në Koçan vazhdon sot në sallën e gjykimit në Idrizovë, pasi në seancën e kaluar mbrojtja e disave prej të akuzuarve e kontestoi procedurën e akuzës, duke e vlerësuar si jo të plotë dhe pa dëshmi konkrete për veprime individuale.
Shkup, 10 dhjetor 2025 (MIA) - Gjykimi për zjarrin në diskotekën "Pulls" në Koçan vazhdon sot në sallën e gjykimit në Idrizovë, pasi në seancën e kaluar mbrojtja e disave prej të akuzuarve e kontestoi procedurën e akuzës, duke e vlerësuar si jo të plotë dhe pa dëshmi konkrete për veprime individuale.
Seanca e sotme e gjykimit, e cila mund të ndiqet drejtpërdrejtë në MIA Youtube dhe në MIA Facebook, filloi me fjalë hyrëse të të akuzuarit të 18-të Shaban Saliu, si drejtor i DMSH-së, pasi në seancën e kaluar mbrojtja e një pjese të të akuzuarve e kontestoi procedurën e akuzës, duke e vlerësuar si jo të plotë dhe pa prova dëshmuese për veprime individuale.
Rasti, ku humbën jetën 63 persona, ndërsa mbi 200 u lënduan, po udhëhiqet me masa të përforcuara të sigurisë, me prani të të akuzuarve, të afërmit e viktimave dhe gazetarë të shumtë.
Deri tani fjalë hyrëse, krahas prokurorisë, mbajtën mbrojtja e të akuzuarit të parë, pronarit të diskotekës, Dejan Jovanov, pronarit të MMMM Kafe, Mitko Stojanov, pjesëtarit të sigurimit Stojanço Dimitriev dhe Grozdan Millkovskit, pronar i objektit. Disa prej të akuzuarve në fjalimet hyrës, e kontestuan bazën e akuzës.
Në fjalën hyrëse, mbrojtja e ish kryetarëve të komunës së Koçanit, Ratko Dimitrovski, Nikollçe Iliev dhe Lupço Papazov theksoi se procedura po udhëhiqet në bazë të hetimit jo të plotë dhe pa fakte të siguruara, të cilat drejtpërdrejtë i lidhin me katastrofën. Avokatët thonë se klientët e tyre kanë vepruar në pajtim me ligjin dhe rregullave, se përgjegjësia për mbikëqyrje dhe rregullativë është në komptencë të shërbimeve profesionale dhe se një aktgjykim i padrejtë do të paraqiste "një tragjedi të dytë".
Mbrojtja e të akuzuarve nga sigurimi vlerësoi se akuza është e pabazuar, pa dëshmi konkrete dhe e ndërtuar mbi supozime kaotike. Avokatët theksuan se një pjesë e akuzave kanë pasur detyra të kufizuara dhe nuk kanë mundur të pengojnë futjen e piroteknikës, ndërsa si shkaqe kyçe për tragjedinë kanë përmendur lëshime institucionale dhe mungesë të kontrollit.
Mbetet edhe fjalën hyrëse të mbrojtjes së tyre ta japin ish-drejtorët e Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim, mes të cilëve Shaban Saliu, Adnan Xhaferovski, Bekim Maksuti dhe Xhevad Selami, si dhe inspektori i përgjithshëm i DMSH-së, Ljupço Gërnçishtanov.
Pastaj ish-ministrat Valon Saraçini dhe Kreshnik Bekteshi, si dhe përfaqësues të Ministrisë së Ekonomisë, mes të cilëve Xhevair Kamberi, Shefket Hazari, Zoran Nikollovski, Bekim Haxhiu, Arlinda Kasapi dhe Razmena Çekiq Duroviq.
Fjalë hyrëse duhet të japin dhe inspektorët e tregut Mile Ampov, Blashka Evtimova, Vesna Kuzmanovska dhe Emil Mitev.
Mbetet edhe fjala hyrëse e të pandehurit Aleksandar Nacev, pronar i agjencisë së sigurisë "Rubikon", procedura e të cilit u bashkua me këtë pak para fillimit të gjykimit.
Prokuroria, e përfaqësuar prej një ekipi prej 15 prokurorëve publikë, paralajmëroi se dëshmitë do të tregojnë se klubi "Pulls" ka qenë pritë vdekjeprurëse që nga vet fillimi, rezultat i moskujdesit sistematik dhe lëshimeve institucionale.
Në bankën të akuzuarve janë 37 persona - pronarë, menaxherë, inspektorë, ish-kryetarë të komunës, roje sigurie dhe nëpunës shtetërorë. bsh/
Foto: MIA