Me marrjen në pyetje të dëshmitarëve vazhdoi gjykimi për "Onkologjinë 2"
- Më dëgjimin e dëshmitarëve në Gjykatën Themelore Penale në Shkup sot ka vazhduar gjykimi për rastin "Onkologjia 2", ku akuzohen ish drejtori Nino Vasev dhe drejtori ekonomik Nehat Nuhiu. Rasti është në procedurën e provave, ndërsa aktakuzën e përfaqëson prokurorja publike, Ana Gogovska Jakimovska.
Shkup, 6 nëntor 2035 (MIA) - Më dëgjimin e dëshmitarëve në Gjykatën Themelore Penale në Shkup sot ka vazhduar gjykimi për rastin "Onkologjia 2", ku akuzohen ish drejtori Nino Vasev dhe drejtori ekonomik Nehat Nuhiu. Rasti është në procedurën e provave, ndërsa aktakuzën e përfaqëson prokurorja publike, Ana Gogovska Jakimovska.
Në seancë u dëgjuan tre dëshmitarë, mjeku Nenad Mitrevski, anëtarja e bordit Biljana Grozdanovska dhe Goce Kuzev, babai i të cilit u trajtua në Klinikën e onkologjisë.
Duke iu përgjigjur pyetjeve të prokurorit, mjeku Mitrevski, onkolog në klinikë, dëshmoi për një pacient që mori kimioterapi në kombinim me terapi biologjike. Ai theksoi se doza standarde e ilaçit bevacizumab për atë indikacion është 400 mg çdo tre javë. Kur iu paraqit një dokument me një dozë të përshkruar prej 1600 mg, ai u përgjigj se ishte një dozë shumë e lartë për atë indikacion.
Mitrevski mohoi se ka shkruar dozën, as që është informuar për transkriptin e fshirë në raport. Edhe pse tha se doza më të larta janë treguar në raste të tjera, ai deklaroi se pacienti konkret nuk duhej ta kishte marrë atë sasi.
Pas shqyrtimit të provave materiale, mbrojtja konstatoi se plotësimi në raport i referohet një rekomandimi, jo se ishte dhënë një dozë e tillë.
Biljana Grozdanovska, anëtare e Bordit të drejtorëve të klinikës, në dëshminë e saj foli rreth metodës së vendimmarrjes nga Bordi i drejtorëve. Ajo shpjegoi se vendimet e prokurimit kushtëzohen nga pëlqimi paraprak nga Ministria e Shëndetësisë dhe Fondi i sigurimit shëndetësor.
"Bordi i drejtorëve për çështje të ndryshme në fushën e kontabilitetit, financave dhe ligjit, kërkonte që një ekonomist të merrte pjesë në seancë, një avokat ka qenë i pranishëm në çdo seancë të Bordit të drejtorëve, ndërsa u ftuan edhe drejtorët të jepnin shpjegime, varësisht nga rendi i ditës", shpjegon Grozdanovska.
Ndryshe, kundër Vasevit dhe dy mjekëve onkologë udhëhiqet edhe një tjetër rast- Onkologjia 1 për trajtim neglizhent të pacientëve.
Foto: arkivi i MIA-s