MD: Janë formuar grupet e punës për ndryshime të Ligjit për Këshillin Gjyqësor dhe Kodit Penal
- Ministria e Drejtësisë informoi se është duke punuar intensivisht për ndryshimet në Ligjin për Këshillin Gjyqësor dhe Kodin Penal, duke bërë me dije se në periudhën e kaluar janë formuar grupe të punës për përgatitjen e propozim-ndryshimeve dhe se pret sa më shpejtë grupet e punës të dalin me propozim zgjidhje ligjore.

Shkup, 23 janar 2025 (MIA) - Ministria e Drejtësisë informoi se është duke punuar intensivisht për ndryshimet në Ligjin për Këshillin Gjyqësor dhe Kodin Penal, duke bërë me dije se në periudhën e kaluar janë formuar grupe të punës për përgatitjen e propozim-ndryshimeve dhe se pret sa më shpejtë grupet e punës të dalin me propozim zgjidhje ligjore.
Për kryetar të grupit të punës për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Këshill Gjyqësor është emëruar Mirjana Lazarova Trajkovska, gjykatës në Gjykatën Supreme të RMV-së.
Anëtarë të grupit të punës janë Denis Preshova, profesor i çrregullt në Fakultetin Juridik "Justiniani i parë" - Shkup; Aleksandra Deanoska Trendafilova, profesoreshë në Fakultetin Juridik “Justiniani i parë” – Shkup; Aleksandar Kambovski, kryetar i Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë; Ariton Ala, anëtar i Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut; Zoran Gerasimovski, gjyqtar në Gjykatën e Apelit në Shkup; Ismeta Amet, gjyqtare në Gjykatën e Lartë Administrative të Republikës së Maqedonisë; Ivana Petkovska, përfaqësuese e grupit BLUEPRINT të organizatave të shoqërisë civile; Jelena Kadriç, përfaqësuese e grupit BLUEPRINT të organizatave të shoqërisë civile; Aleksandra Cvetanovska, këshilltare speciale e ministrit në Ministrinë e Drejtësisë së Republikës së Maqedonisë dhe Nikolina Mikeska Kostadinovska, udhëheqëse e sektorit gjyqësor në Ministrinë e Drejtësisë së Republikës së Maqedonisë.
Për kryetar të grupit të punës për përgatitjen e propozim-ndryshimeve të Kodit Penal është emëruar D-r Aleksandara Deanoska Trendafilove, profesoreshë në Fakultetin Juridik "Justiniani i parë" - Universiteti "Shën Cirili dhe Metodi", - Shkup.
Anëtarë të grupit të punës për ndryshime në Kodin Penal janë Cvetanka Periq, gjyqtare në Gjykatën Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut; Elvin Veli, prokuror publik në Prokurorinë Publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut; Daniela Aleksovska Stojanovska, gjyqtare në Gjykatën Themelore Penale Shkup; Vladimir Tufekxhiq, avokat; Zharko Haxhi-Zafirov, përfaqësues i grupit BLUEPRINT të organizatave të shoqërisë civile dhe Nikolla Prokopenko, këshilltar shtetëror për legjislacion penal në Ministrinë e Drejtësisë së RMV-së.
Miratimi i një ligji të ri për Këshillin Gjyqësor është i lidhur me agjendën e reformave të KE për rritjen në Ballkanin Perëndimor dhe duhet të miratohet deri në qershor të këtij viti.
Paralelisht me ndryshimet në Kodin Penal, është duke u zhvilluar edhe procedura për Kodin e ri Penal, i cili, siç njoftuan më herët nga Ministria e Drejtësisë, ka përfunduar dhe është në pritje të mendimit nga Komisioni Evropian, pas së cilës do të dorëzohet në procedurë qeveritare dhe parlamentare.
Me ndryshimet në Kodin Penal të miratuara në shtator 2023, Komisioni Evropian në Raportin e tij të vitit 2024 vlerësoi se ato dobësuan kuadrin ligjor, duke ndikuar negativisht në ndjekjen penale të korrupsionit, duke deklaruar se vendi vitin e ardhshëm duhet të miratojë një Kod të ri Penal në përputhje me ligjin e BE-së dhe standardet ndërkombëtare.
Sipas KE-së, në vitin e ardhshëm, përveç miratimit të një Kodi të ri Penal në përputhje me të drejtën e BE-së dhe standardet ndërkombëtare, vendi duhet të përmirësojë dosjen e tij të rasteve të korrupsionit të nivelit të lartë - me hetime proaktive në kohë, profesionale dhe transparente, aktgjykime përfundimtare dhe kthimin e mjeteve, duke përfshirë konfiskimin e mjeteve kriminale, konfiskimin e bazuar në vlerë, konfiskimin e zgjeruar dhe konfiskimin nga personi i tretë. ls/
Foto: MD