• среда, 10 декември 2025

Mbrojtja e Xhaferovskit: Kjo nuk është logjikë ligjore, por një listë të dhënash e shndërruar në aktakuzë

Mbrojtja e Xhaferovskit: Kjo nuk është logjikë ligjore, por një listë të dhënash e shndërruar në aktakuzë

Shkup, 10 dhjetor 2025 (MIA) - Në seancën e sotme për rastin "Puls", mbrojtja e ish drejtorit të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH), Adnan Xhaferovski, vlerësoi se aktakuza është juridikisht e pasaktë dhe pa fakte që e lidhin atë me rastin tragjik.

Avokatja e tij, Suzana Joshevska, paralajmëroi se procedura bazohet në "një listë të dhënash të shndërruar në aktakuzë" dhe se "asnjë lëshim sistemik nuk krijon përgjegjësi penale individuale". Xhaferovski personalisht tha se "ndërgjegjja e tij është absolutisht e pastër" dhe se beson në "ndershmërinë e drejtësisë dhe drejtësinë e gjykatës".

Avokatja Suzana Joshevska, në fjalën e saj hyrëse, theksoi se aktakuza është formuluar gabimisht dhe se nuk ka fakte që e lidhin klientin e saj me ngjarjen tragjike.

"Mesazhi im i vetëm për ju sot është se unë dhe Adnan Xhaferovski nuk jemi armiqtë tuaj. Kjo aktakuzë e formuluar në këtë mënyrë, na vendos në një kurth në të cilin të gjithë - ne, ju, gjykata, publiku - duhet të gjendemi në një kaos që nuk është krijuar nga faktet, por nga një kornizë ligjore e gabuar", tha Joshevska.

Ajo theksoi se aktakuza kundër Xhaferovskit i cili ka qenë drejtor i DMSH-së në periudhën 2017-2020, "shtrembëron adresën e përgjegjësisë penale".
Rasti, ku humbën jetën 63 persona, ndërsa mbi 200 u lënduan, po udhëhiqet me masa të përforcuara të sigurisë, me prani të të akuzuarve, të afërmit e viktimave dhe gazetarë të shumtë.

Deri tani fjalë hyrëse, krahas prokurorisë, mbajtën mbrojtja e të akuzuarit të parë, pronarit të diskotekës, Dejan Jovanov, pronarit të MMMM Kafe, Mitko Stojanov, pjesëtarit të sigurimit Stojanço Dimitriev dhe Grozdan Millkovskit, pronar i objektit. Disa prej të akuzuarve në fjalimet hyrës, e kontestuan bazën e akuzës.   

Në fjalën hyrëse, mbrojtja e ish kryetarëve të komunës së Koçanit, Ratko Dimitrovski, Nikollçe Iliev dhe Lupço Papazov theksoi se procedura po udhëhiqet në bazë të hetimit jo të plotë dhe pa fakte të siguruara, të cilat drejtpërdrejtë i lidhin me katastrofën. Avokatët thonë se klientët e tyre kanë vepruar në pajtim me ligjin dhe rregullave, se përgjegjësia për mbikëqyrje dhe rregullativë është në komptencë të shërbimeve profesionale dhe se një aktgjykim i padrejtë do të paraqiste "një tragjedi të dytë".

Mbrojtja e të akuzuarve nga sigurimi vlerësoi se akuza është e pabazuar, pa dëshmi konkrete dhe e ndërtuar mbi supozime kaotike. Avokatët theksuan se një pjesë e akuzave kanë pasur detyra të kufizuara dhe nuk kanë mundur të pengojnë futjen e piroteknikës, ndërsa si shkaqe kyçe për tragjedinë kanë përmendur lëshime institucionale dhe mungesë të kontrollit.

Mbetet edhe fjalën hyrëse të mbrojtjes së tyre ta japin ish-drejtorët e Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim, mes të cilëve Shaban Saliu, Adnan Xhaferovski, Bekim Maksuti dhe Xhevad Selami, si dhe inspektori i përgjithshëm i DMSH-së, Ljupço Gërnçishtanov.

Pastaj ish-ministrat Valon Saraçini dhe Kreshnik Bekteshi, si dhe përfaqësues të Ministrisë së Ekonomisë, mes të cilëve Xhevair Kamberi, Shefket Hazari, Zoran Nikollovski, Bekim Haxhiu, Arlinda Kasapi dhe Razmena Çekiq Duroviq.

Fjalë hyrëse duhet të japin dhe inspektorët e tregut Mile Ampov, Blashka Evtimova, Vesna Kuzmanovska dhe Emil Mitev.

Mbetet edhe fjala hyrëse e të pandehurit Aleksandar Nacev, pronar i agjencisë së sigurisë "Rubikon", procedura e të cilit u bashkua me këtë pak para fillimit të gjykimit.
Prokuroria, e përfaqësuar prej një ekipi prej 15 prokurorëve publikë, paralajmëroi se dëshmitë do të tregojnë se klubi "Pulls" ka qenë pritë vdekjeprurëse që nga vet fillimi, rezultat i moskujdesit sistematik dhe lëshimeve institucionale.

Në bankën të akuzuarve janë 37 persona - pronarë, menaxherë, inspektorë, ish-kryetarë të komunës, roje sigurie dhe nëpunës shtetërorë.

Foto: MIA

Остани поврзан