• четврток, 11 декември 2025

Mbrojtja e Saraqinit: Licencat kanë validitet për një vit dhe në to nuk shkruan se duhet të pranojë numër të madh të njerëzve dhe të futen dhe të përdoren mjete piroteknike

Mbrojtja e Saraqinit: Licencat kanë validitet për një vit dhe në to nuk shkruan se duhet të pranojë numër të madh të njerëzve dhe të futen dhe të përdoren mjete piroteknike

Shkup, 10 dhjetor 2025 (MIA) - Licencat konform ligjit kanë validitet për një vit, ndërsa licenca nga viti 2012 nuk do të thotë leje e "Klasik M" të zhvillojë veprimtari në një lokacion tjetër, të jetë diskotekë në vend të kabaresë, të pranojë numër shumë të madh të njerëzve dhe fëmijëve minorenë para dhe pas mesnate dhe në të njejtën të futen dhe të përdoren mjete piroteknike në mënyrë ilegale. Kështu nuk shkruan në licencë dhe licencën e lëndës nga viti 2012, pohon mbrojtja e ish-ministrit të Ekonomisë, Valon Saraçiqni, në fjalimin e tij hyrës në gjykimin për zjarrin në diskotekën "Puls" në Koçan, ku kanë humbur jetën 63 persona, ndërsa mbi 200 janë lënduar.

Dhënia e licencës është lëndë e procedurave të reja dhe procedurës që përsëritet në mënyrë të pavarur çdo vit. Leja e lëshuar në vitin 2012 para shumë viteve nuk ka vlejtë më dhe çdo licencë e re ka qenë lëndë e procedurës së re.

Avokati i ish-ministrit të Ekonomis, Valon Saraçini, Daniell Georgievski në fjalën hyrëse tha se besojnë në Gjyq, në drejtësi dhe se ndjejnë detyrim që ta zbardhin të vërtetën dhe të dëshmojnë se aktakuza kundër Saraçinit është e paqëndrueshme në aspektin juridik, faktik dhe logjik.     

"Për ne si mbrojtje ekziston vetëm një pyetje e thjeshtë, e ajo është se pse akuzohet ish-ministri i Ekonomisë, kur në vitin 2012 nuk është lëshuar fare licencë për objektin ku 13 vite më vonë ka ndodhur zjarri. Në vitin 2012 në Ministrinë e Ekonomisë, në bazë të kërkesës është lëshuar licencë për kryerje të veprimtarisë gastronomike për kabare për lokacionin në rrugën "Dimitar Vllahov" pn. Koçan, që është lokacion plotësisht ndryshe nga objekti ku ndodhet penalisht ngjarja juridike në vitin 2025, e ajo është rruga "Krizhevska" në Koçan. Kjo do të prezantohet qartë edhe nga ekspertiza, me çka do të vërtetohet se bëhet fjalë për lokacione komplet të ndryshme dhe person të ndryshëm juridik", deklaroi Georgievski.

Sipas tij, as sipas vendit as sipas kohës nuk ekziston asnjë lidhje mes licencës e cila ka qenë valide nga viti 2013 deri në vitin 2013 dhe ngjarjen tragjike nga viti 2025, 12 vikte më vonë kur objekti nuk ka fare licencë aktive.

Avokatja, Tatjana Popovski Bullovski tha se mbrojtja do të paraqesë dëshmi dhe do të vërtetojë se Saraqini nuk është fajtor për asnjë krim në lidhje me ngjarjen tragjike, por edhe për të dhënë kontributin e tij në drejtësi dhe për të identifikuar autorët e vërtetë.

"Lëshuesi i licencës, në këtë rast Ministria e Ekonomisë, nuk shqyrton përmbushjen e kushteve materiale për marrjen e licencës, por shqyrton ekzistencën e kushteve formale, përkatësisht nëse është paraqitur dokumentacioni i kërkuar. Prandaj, pretendimet se dokumentacioni në këtë rast të veçantë në vitin 2012 nuk ka qenë i plotë nuk janë të sakta. Dokumentacioni ka qenë i plotë, por nëse ka qenë i vërtetë, kësaj pyetjeje duhet t'i përgjigjet aplikuesi "Klasik DM" dhe personat e tij përgjegjës dhe inspektorët nga ISHT të cilët kanë kryer kontrolle mbi ato kërkesa për përmbushje, dhe jo Ministria e Ekonomisë, e aq më pak ministri", tha Popovski Bullovski.

Rasti, ku jetën e kanë humbur 63 persona, ndërsa mbi 200 janë lënduar, po udhëhiqet nën masa të përforcuara të sigurisë, me prani të të akuzuarve, familjarëve të viktimave dhe gazetarëve të shumtë. 

Fjalë hyrëse duhet të japin edhe mbrojtja e ish-ministrit të Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, përfaqësues të Ministrisë së Ekonomisë, përfshirë Xhevair Kamberin, Shefket Hazirin, Zoran Nikollovskin, Bekim Haxhiun, Arlinda Kasapin dhe Razmena Çekiq Duroviqin, pastaj inspektorët e tregut Mile Ampov, Blashka Evtimova, Vesna Kuzmanovska dhe Emil Mitev, ndërsa fjala hyrëse mbetet për të pandehurin Aleksandar Nacev, pronar i agjencisë së sigurisë "Rubikon", procedura e së cilës u bashkua me këtë pak para fillimit të gjykimit.

Prokuroria, e përfaqësuar prej një ekipi prej 15 prokurorëve publikë, paralajmëroi se dëshmitë do të tregojnë se klubi "Pulls" ka qenë pritë vdekjeprurëse që nga vet fillimi, rezultat i moskujdesit sistematik dhe lëshimeve institucionale.

Në bankën të akuzuarve janë 37 persona - pronarë, menaxherë, inspektorë, ish-kryetarë të komunës, roje sigurie dhe nëpunës shtetërorë. mb/

Foto: MIA

Остани поврзан