• четврток, 11 декември 2025

Mbrojtja e Kreshnik Bekteshit pohon se nuk ekziston asnjë nënshkrim i tij në licencë, ato janë lëshuar me faksimilen e tij

Mbrojtja e Kreshnik Bekteshit pohon se nuk ekziston asnjë nënshkrim i tij në licencë, ato janë lëshuar me faksimilen e tij

Shkup, 10 dhjetor 2025 (MIA) - Mbrojtja e ish ministrit të Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, në fjalën e tij hyrëse në gjykimin për zjarrin në diskotekën "Puls" në Koçan në të cilën jetën e kanë humbur 63 persona, ndërsa mbi 200 janë plagosur, konfirmon se nuk ka lidhje shkak-pasojë në veprimet e të akuzuarit Bekteshi, përkundër detyrimeve ligjore që ai duhej të ndiqte, sipas mbrojtjes, as Ministria që ai ka drejtuar nuk kishte kompetencë për të kryer mbikëqyrje inspektuese, ndërsa akti që ka shkaktuar zjarrin është përdorimi i pajisjeve piroteknike të papërshtatshme për hapësira të mbyllura dhe përdorimi i tyre në kundërshtim me ligjin për mjetet piroteknike, pa miratimin e detyrueshëm nga MPB-ja për përdorimin në hapësira të mbyllura. 

Mbrojta e ish ministrit Bekteshi, avokati, Elenko Milanov, në fjalën e tij hyrëse tha se mbrojtja nuk po shmanget nga ligji, por "kontributi i veçantë në kryerjen e veprës penale" nga Kreshnik Bektwshi duhet të jetë i qartë, i specifikuar dhe i përshkruar në atë që i vihet në barrë.

"A e siguroi pajisjen piroteknike, a ka qenë në Koçan për ta futur, dhe, largë qoftë, për ta aktivizuar. Për lidhje kauzale dhe lidhjen shkak-pasojë në veprimet e bashkëkryerësve, ai është akuzuar bashkë me 33 persona të tjerë, me të cilët, përveç atyre që janë në Ministrinë e Ekonomisë, nuk njeh askënd, por është përfshirë si bashkëkryerës, sipas asaj që dëshiron t'ju mbushë mendjen Prokuroria. Për këtë arsye, mendoj se kualifikimi ligjor është punë e Gjykatës, dhe Kreshnik Bekteshi, i cili asnjëherë në jetën e tij nuk ka qenë në Koçan, përmendet si bashkëkryerës, bashkë me zyrtarë të institucioneve në Koçan dhe Shtip. Mendoj se, duke respektuar dispozitat ligjore, Kreshnik Bekteshi dhe shërbimet në Ministrinë e Ekonomisë nuk mund të konsiderohen si pjesë e ndonjë sistemi ose legjislatori që ka kontribuar në këtë ngjarje," deklaroi Milanov.

Kreshnik Bekteshi, dhe çdo person tjetër që në natën e 15-16 marsit 2025 nuk ka qenë pranë diskotekës në Koçan dhe nuk ka pasur detyra shërbyese ose ndonjë detyrë tjetër lidhur me atë diskotekë, sipas Elenkos, nuk mund të përgjigjet si bashkëkryerës. 

Milanov para Gjykatës tha se, si mbrojtje, do të dëshmojnë se licencat e lëshuara gjatë periudhës që Bekteshit ngarkohet, nga viti 2018 deri në vitin 2022, janë lëshuar me faksimilin e Kreshnik Bekteshit si Ministër i Ekonomisë, që do të thotë se "nuk ekziston asnjë firmosje me licencë e Kreshnik Bekteshit", si dhe se "për të paktën një nga këto licenca do të dëshmojmë se është lëshuar në një datë kur Bekteshi nuk ka qenë në Maqedoni".

Milanov gjithashtu theksoi se neni 57 i Ligjit për Aktivitetet Hoteleire parashikon që mbikëqyrjen inspektuese për zbatimin e dispozitave të këtij ligji ta kryejnë Inspektorati Shtetëror i Tregut dhe organet e tjera inspektuese, në përputhje me kompetencat e përcaktuara nga ligji për mbikëqyrjen inspektuese.

Ngjarja, në të cilën humbën jetën 63 persona, ndërsa mbi 200 janë lënduar, zhvillohet nën masa të përforcuara sigurie, me praninë e të pandehurve, të afërmve të viktimave, dhe një numri të gazetarëve. 

Fjalë hyrëse duhet të jepen edhe nga mbrojtja e përfaqësuesve të Ministrisë e Ekonomisë, mes të cilëve Xhevair Kamberi, Shefket Hazari, Zoran Nikollovski, Bekim Haxhiu, Arlinda Kasapi dhe Razmena Çekiq Duroviq, dhe më pas inspektorët e tregut Mile Ampov, Blashka Evtimova, Vesna Kuzmanovska dhe Emil Mitev, ndërsa mbetet edhe fjala hyrëse e të pandehurit Aleksandar Nacev, pronar i agjencisë së sigurisë "Rubikon", procedura e të cilit u bashkua me këtë pak para fillimit të gjykimit.

Prokuroria, e përfaqësuar nga një ekip prej 15 të prokurorëve paralajmëroi se dëshmitë do të tregojnë se klubi "Puls" ka qenë kurth vdekjeprurës nga vetë fillimi, rezultat i neglizhencës sistematike dhe lëshimeve institucionale.

Në bankën e pandehurve janë ulur 37 të të akuzuar - pronarë, menaxherë, inspektorë, ish-kryetarë komunash, sigurim dhe nënpunës shtetërorë. qa/

Foto: MIA

 

Остани поврзан