• петок, 02 јануари 2026

Mbrojtja ajrore ruse ka rrëzuar 64 drona ukrainas në mbi 10 rajone ukrainase

Mbrojtja ajrore ruse ka rrëzuar 64 drona ukrainas në mbi 10 rajone ukrainase

Moskë, 2 janar 2026 (MIA) - Mbrojtja ajrore ruse (PVO) ka rrëzuar 64 dronë ukrainas gjatë natës në mbi 10 rajone ruse, njoftoi këtë mëngjes Ministria ruse e Mbrojtjes.

Në deklaratë thuhet se 20 dronë ukrainas u rrëzuan mbi Samara, ndërsa nga tetë mbi rajonet Voronezh dhe Saratov.

Theksohet se shtatë dronë u rrëzuan mbi rajonin e Moskës, përfshirë pesë që fluturonin drejt kryeqytetit.

Gjithashtu thuhet se gjashtë dronë ukrainas u rrëzuan mbi rajonet Rjazan dhe Rostov, tre mbi rajonin Tula, dy mbi rajonin Belgorod dhe nga një mbi rajonet Kursk, Kaluga, Penza dhe Tambov.

Numri i viktimave në sulmin me dron në rajonin Herson natën e 31 dhjetorit deri më 1 janar është rritur në 27, përfshirë dy të mitur, bëri të ditur Komiteti hetues i Rusisë.

Sipas autoriteteve ruse, po atë natë, dronët sulmuan një kafene dhe një hotel në rajonin Herson në bregdetin e Detit të Zi, duke plagosur 29 persona. Zjarri u përhap në një sipërfaqe prej rreth 500 metrash katrorë.

Guvernatori i rajonit të Hersonit, Vladimir Saldo, njoftoi se 2 dhe 3 janari do të shpallen ditë zie në rajon.

Rusia dje kërkoi nga Zyra e komisarit të lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut të dënonte publikisht atë që e quajti sulm terrorist nga forcat ukrainase në rajonin e Hersonit, njoftoi përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë në OKB në Gjenevë, Genadij Gatilov. mb/

Foto: MIA

Остани поврзан