• четврток, 25 декември 2025

MBPEU: Komisioni Evropian nuk ka suspenduar fondet nga programi IPARD III

MBPEU: Komisioni Evropian nuk ka suspenduar fondet nga programi IPARD III

Shkup, 22 dhjetor 2025 (MIA) - Opozita sot përmes komunikatave dhe deklaratave të saj, po përpiqet të manipulojë opinionin publik. Komisioni Evropian nuk ka marrë vendim për suspendimin e fondeve nga programi IPARD III, informoi Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave (MBPEU).

"Në takimet me përfaqësuesit e Komisionit Evropian është paralajmëruar ndërmarrja e kontrolleve shtesë në pjesën e lëndëve tashmë të përfunduara. Pas përfundimit të verifikimeve dhe kontrolleve nga institucionet kompetente, realizimi i programit IPARD III do të vazhdojë pa asnjë pengesë. Theksojmë se Maqedonia mbetet e përkushtuar ndaj shfrytëzimit të fondeve, gjë që dëshmohet edhe nga fakti se aktualisht, në nivel rajonal, në zbatimin e programit IPARD III kemi një shkallë shfrytëzimi prej 7,3%, që është rezultat i mirë në rajon, menjëherë pas Turqisë", theksojnë nga MBPEU. 

Theksojnë se asnjë fermer nuk do të rrezikohet sa i përket shfrytëzimit të mjeteve nga programi IPARD III.

"Republika e Maqedonisë është partner i përkushtuar në zbatimin dhe realizimin e Programit IPARD dhe për këtë arsye u bëjmë thirrje përfaqësuesve të opozitës që të përmbahen nga komentet e pabazuara dhe dezinformatat, në interes të mbrojtjes së reputacionit të shtetit përpara institucioneve ndërkombëtare", MBPEU. fc/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

Остани поврзан