• четврток, 15 јануари 2026

Dimitrieska Koçoska: Ankand i suksesshëm për Eurobondin e dhjetë - sinjal i qartë për besimin e investuesve ndërkombëtarë

Dimitrieska Koçoska: Ankand i suksesshëm për Eurobondin e dhjetë - sinjal i qartë për besimin e investuesve ndërkombëtarë

Shkup, 14 janar 2026 (MIA) - Kushtet e normës së interesit që i siguroi shteti ynë janë mes më të volitshmëve në rajon dhe më gjerë, që plkotësisht e përforcon pozitën e shtetit si editues stabil, kredibil dhe konkurrent në tregjet ndërkomnbëtare financiare, vlerësoi në konferencë për shtyp ministrja e Financave Gordana Dimitrieska Kosçoska, pasi që dje u realizua ankandi për editimin e Eurobondit të dhjetë.

Sipas Dimitrieska Koçoska, gjatë sjelljes së këtij vendimi parim kryesor ishte përgjegjësia ndaj gjendjes rrjedhëse fiskale dhe ndaj gjeneratave të ardhshme. Qëllimi ynë, theksoi, nuk është vetëm servisimi i rregullt i obligimeve, por krijimi i korniozës së qëndrueshme dhe stabile fiskale, me presion më të vogël nga pagesat dhe me më shumë hapësirë për reforma thelbësore.

Ankand i suksesshëm, tha minsitrja, paraqet hap të rëndësishëm në menaxhimin me financat publike dhe sinjal të qartë për besimin e investuesve ndërkombëtare në politikat ekonomike të Qeverisë. "Në bazë të analizës së hollësishme të gjendjeve të tregjeve ndërkombëtare financiare, Ministria solli vendim detyrimi të realizohet përmes dy transheve prej nga 500 milionë euro, me afat skadimi prej 4 dhe prej 8 vite. Struktura e këtillë mundëson sistemim optimal të obligimeve me afat të mesëm dhe të gjatë, si dhe ulje plotësuese të rreziqeve lidhur me rifinancimin", tha Dimitrieska Koçoska.

Sipas saj, si rezultat i kërkesës dhe momentit të zgjedhur me kudjes për dalje në tregje, tek dy transhet nga eurobondi është arritur marghina më e ngushtë e interesit në raport me Euriborin referent, krahasuar me të gjitha editimet shtetërore në njëzet vitet e kaluara.

Posaçërisht me rëndësi, theksoi ajo, është që arritëm të plasojmë eurobondin tetëvjevjeçar - skadim qëpër herë të fundit ishte arritur para më shumë se njëzet vite. Kjo paraqet sinjal të fuqishëm për besimin e investuesve ndërkombëtarë në politikat ekonomike, agjendën reformuese dhe stabilitetin e vendit", tha Dimitrieska Koçoska.

Ajo theksoi se shpenzimet për sindikatën e bankave është për këshilltarët juridik janë proporcionalisht më të ulëtat deri më tnai në krahasim me editimet e kaluara. Plotësisht, me qëllim që tërë procesi të jetë maksimalisht i shpagueshëm dhe me ngarkesa më të mundshme të vogla fiskale, sot është vendim paralelisht me emetimin e tij të realizojmë edhe blerje të parakohshme të eurobondit që arrin në qershor të vitit 2026. Me këtë vendim do të realizojmë kursime të cilat në pjesën e konsiderueshme do t'i kompensojmë shpenzimet nga editimi i tij.

Përkujtoi se editimi i këtij eurobondit është tërësisht i projektuar dhe planifikuar në Buxhetin për vitin 2026, si dhe në Strategjinë e reviduar për menaxhim me borxhin publik. Kjo do të thotë se edhe pse shuma nominale e detyrimit është një miliardë euro, gjatë vitit 2026 Ministria e Financve do të bjë pagesën e obligimeve në bazë të borxhit të pakryer në shumë të përgjithshme prej rreth 893 milionë eurove. Me atë, nënvizoi minsitrja, neto-efekti ndaj borxhit publike është dukshëm më i ulët dhe në tërësi i harmonizuar me kornizën afatmesme fiskale.

Në vitin 2026, obligimet e përgjithshme pë pagesë në tregun vendor dhe ndërkombëtar janë rreth 1,563 miliardë euro, në vitin 2027 1,579 miliardë euro, në vitin 2028 1,971 miliardë euro, në vitin 2029 1,304 miliardë euro, ndërsa në vitin 2030 1,414 miliardë euro apo gjithsej për pesë vite 8,804 miliardë euro. Mu për këtë arsye, potencoi Dimitrieska Koçoska, ky editim ka rol të qartë në sistemimin e barabartë të skadencave dhe në uljen e rreziqeve lidhur me koncentrimin e pagesave individualisht përgjatë viteve. ab/

Foto: printskrin

 

 

Остани поврзан