• понеделник, 20 јануари 2025

Mbledhje e Komisionit kuvendor për transport

Mbledhje e Komisionit kuvendor për transport

Shkup, 20 janar 2025 (MIA) – Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut sot do të mbajë mbledhje Komisioni për Transport, Transformim Digjital, Mjedis Jetësor dhe Planifikim Hapësinor. 

Në rend dite janë Plani financiar për ndryshimin e planit financiar të ndërmarrjes publike radiodifuzive Radiotelevizioni i Maqedonisë për vitin 2024 me plotësim dhe ridedikim të mjeteve, si dhe Plani financiar për ndryshimin e planit financiar të ndërmarrjes publike radiodifuzive Radiotelevizioni i Maqedonisë për vitin 2025 me plotësim dhe ridedikim të mjeteve. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

Остани поврзан