Mbledhja e Komisionit kuvendor për Financim dhe Buxhet vazhdon të hënën në orën 12
- – Komisioni kuvendor për Financim dhe Buxhet do ta vazhdojë debatin mbi amendamentet për Propozim-buxhetin për vitin 2026 të hënën, 24 nëntor, në orën 12.
Shkup, 21 nëntor 2025 (MIA) – Komisioni kuvendor për Financim dhe Buxhet do ta vazhdojë debatin mbi amendamentet për Propozim-buxhetin për vitin 2026 të hënën, 24 nëntor, në orën 12.
Në ditën e katërt të debatit sot ishin shqyrtuar amendamentet e parashtruara nga deputetët e Frontit Evropian, të cilët kishin të bënin me ndërtimin e rrjeteve të ujësjellësit dhe kanalizimit dhe rikonstruim të rrugëve lokale dhe rajonale dhe asnjë nga amendamentet nuk ishte miratuar.
Gjatë katër ditëve të kaluara mbi debatin për amendamentet, fokusi ishte vendosur në kërkesa për sigurimin e mjeteve për zgjidhjen e problemeve infrastrukturore dhe komunale në komuna. Megjithatë, asnjë nga amendamentet e propozuara nuk mori mbështetje dhe nuk ishte miratuar.
Propozim-buxheti për vitin 2026 është paralajmëruar se do të gjendet në seancë plenare më 9 dhjetor. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s