• четврток, 27 јуни 2024

Mbi 80 ndërhyrje të zjarrfikësve në 4 ditët e fundit për shkak të stuhisë në rajonin e Tetovës

Mbi 80 ndërhyrje të zjarrfikësve në 4 ditët e fundit për shkak të stuhisë në rajonin e Tetovës

Tetovë, 27 qershor 2024 (MIA) - Nga e diela (23 qershor) deri dje (26 qershor) zjarrfikësit nga Tetova kanë evidentuar 80 ndërhyrje lidhur me pasojat dhe problemet me të cilat janë ballafaquar qytetarët për shkak të stuhisë me shi intensiv, erë të fortë dhe bubullima. Edhe mbrëmë Tetova dhe rrethina u goditën nga stuhia e cila zgjati nga ora 17 deri në orën 1 pas mesnate.

"Nga e diela e deri më sot kemi pasur mbi 80 ndërhyrje, nxjerrjen e personave të ngecur në automjete, nga shtëpitë, pompimin e ujit nga bodrumet e banesave kolektive, spitalin e qytetit, lirimin e nënkalimeve në hyrje dhe dalje të qytetit dhe pastrimin e rrugëve të bllokuara në hyrje të fshatrave të Tetovës, tha Avni Ameti", komandant i NJTZ-së Tetovë.

Sot rrugët e qytetit janë pastruar nga balta, nga punëtorët e NPK "Tetova". Përmes oborreve dhe rrugëve më të vogla qytetarët larguan vetë pasojat e stuhisë.

"Këtu është normale që kur bie pak shi, uji fillon të burojë. Vendosëm tulla që njerëzit të kalonin. Kishte bodrume të përmbytura. Kur po ndërtohej rruga, ishin vendosur tuba të mëdhenj. Nga flamuri e këndej janë vënë gypa të vegjël. Dhe kështu lind problemi. Gypat prishen sepse buron uji, del ujë shumë i ndotur, ka mbeturina të ndryshme", thotë Naser Alii nga rruga "Braqa Simovski", e njohur si Çapkaçokovo Sokaçe.

Për pasojat e stuhisë foli edhe banorja e Tetovës Nada Bllazevska.

Banorja e Tetovës Trpana Gjorgjevska tha se shiu nuk mund të ndalet, por disa gjëra duhet të rregullohen. Ajo u ankua se plehrat nuk mblidhen dhe i nxjerrin vetë me karroca.

Për shkak të stuhisë janë bllokuar edhe disa rrugë lokale. sa/

foto: MIA

 

Остани поврзан