Mbi 100.000 njerëz janë evakuuar për shkak të vërshimeve në pjesën veriperëndimore të Marokut
- Autoritetet marokene deri më tani kanë evakuuar 108.432 njerëz për shkak të vërshimeve dhe u bënë thirrje banorëve të rajoneve të rrezikuara në rrafshnaltat veriperëndimore të vendit që menjëherë të evakuohen për shkak të rezikut në rritje nga dalja e lumenjve nga shtretërit, reshjet e rrëmbyeshme të shiut dhe rrjedhja e ujit nga digat e mbushura.
Rabat, 4 shkurt 2026 (MIA) - Autoritetet marokene deri më tani kanë evakuuar 108.432 njerëz për shkak të vërshimeve dhe u bënë thirrje banorëve të rajoneve të rrezikuara në rrafshnaltat veriperëndimore të vendit që menjëherë të evakuohen për shkak të rezikut në rritje nga dalja e lumenjve nga shtretërit, reshjet e rrëmbyeshme të shiut dhe rrjedhja e ujit nga digat e mbushura.
Sipas agjencive, në operacionet e shpëtimit janë përfshirë edhe helikopterë, përderisa fushat bujqësore dhe fshatrat në tërë pjesën veriperëndimore të vendit janë nën ujë.
Të dhënat zyrtare tregojnë se sasitë e reshjeve të shiut në Marok janë për 215 për qind më të mëdha se vitin e kaluar dhe për 54 për qind mbi mesataren shumëvjeçare. ab/
Foto: X