• сабота, 21 февруари 2026

Mbi 100.000 njerëz janë evakuuar për shkak të vërshimeve në pjesën veriperëndimore të Marokut

Mbi 100.000 njerëz janë evakuuar për shkak të vërshimeve në pjesën veriperëndimore të Marokut

Rabat, 4 shkurt 2026 (MIA) - Autoritetet marokene deri më tani kanë evakuuar 108.432 njerëz për shkak të vërshimeve dhe u bënë thirrje banorëve të rajoneve të rrezikuara në rrafshnaltat veriperëndimore të vendit që menjëherë të evakuohen për shkak të rezikut në rritje nga dalja e lumenjve nga shtretërit, reshjet e rrëmbyeshme të shiut dhe rrjedhja e ujit nga digat e mbushura.

Sipas agjencive, në operacionet e shpëtimit janë përfshirë edhe helikopterë, përderisa fushat bujqësore dhe fshatrat në tërë pjesën veriperëndimore të vendit janë nën ujë.

Të dhënat zyrtare tregojnë se sasitë e reshjeve të shiut në Marok janë për 215 për qind më të mëdha se vitin e kaluar dhe për 54 për qind mbi mesataren shumëvjeçare. ab/

Foto: X

Остани поврзан