• сабота, 21 февруари 2026

Maçado ia dorëzon Trampit çmimin Nobel për Paqe

Maçado ia dorëzon Trampit çmimin Nobel për Paqe

Uashington, 16 janar 2026 (MIA) - Liderja e opozitës së Venezuelës Marija Korina Maçado në takimin e djeshëm në Shtëpinë e Bardhë, presidentit Donald Tramp ia dorëzoi medaljen e saj për Çmimin nobel për paqe.

Përfaqësuesi i Shtëpisë së Bardhë tha se Trampi do ta mbajë dekoratën.

"Marija më dha çmimin Nobel për Paqe për punën që e përfundova. Një gjest i shkëlqyer i respektit të ndërsjellë. Faleminderit, Marija!, publikoi Trampi në rrjetet sociale.

Maçado e përshkroi takimin si "të shkëlqyer", duke theksuar se dhurata është mirënjohje për përkushtimin e Trampit në lirinë e popullit të Venezuelës.

Edhe pse Maçado ia ndau Trampit medaljen e artë që e fitojnë laureatët, çmimi zyrtarisht mbetet i saj. Instituti norvegjez i Çmimit Nobel kumtoi se çmimi mund të transferohet, ndahet ose merret.

Pas takimit në Shtëpinë e Bardhë, Maçado u takua me disa nga dhjetëra senatorë, republikanë dhe demokratë në Kapitol Hill. sa/

foto: Iks

Остани поврзан