MASH i kumtoi rezultatet nga konkurset për bursat për mbështetje sociale të nxënësve të shkollave të mesme dhe për të regjistruarit në paralelet duale
- Ministria e Arsimit dhe Shkencës i kumtoi rezultatet nga Konkursi për ndarje të 900 bursave për mbështetje sociale të nxënësve nga shkollat e mesme publike në shtet dhe nga Konkursi për ndarje të 1570 bursave për nxënës të regjistruar në paralelet duale (arsim profesional në të cilat realizohet arsim praktik me numër të shtuar të orëve), për vitin shkollor 2025/2026.
Shkup, 3 dhjetor 2025 (MIA) - Ministria e Arsimit dhe Shkencës i kumtoi rezultatet nga Konkursi për ndarje të 900 bursave për mbështetje sociale të nxënësve nga shkollat e mesme publike në shtet dhe nga Konkursi për ndarje të 1570 bursave për nxënës të regjistruar në paralelet duale (arsim profesional në të cilat realizohet arsim praktik me numër të shtuar të orëve), për vitin shkollor 2025/2026.
MASH në shpallje thekson se të gjithë aplikuesit do të marrin vërtetin përmes portalit elektronik e-uslugi.mon.gov.mk në pjesën "Aplikimet e mia" në kolonën "Dokument për vendim" dhe thekson se aplikuesit e pakënaqur nuk duhet të parashtrojnë ankesa para se të marrin vërtetimin. Pasi që ta marrin vërtetimin, për aplikuesit e mitur ankesën duhet ta parashtrojë prindi/kujdestari/
"Pas marrjes së vërtetimit, ankesat parashtrohen në Komisionin shtetëror për vendimmarrje në procedurë administrative, procedurë nga marrëdhënia e punës dhe mbikëqyrjes inspektuese në shkallë të dytë, në afat prej 15 ditëve nga pranimi i vërtetimit. hapësirat e Komisionit shtetëror ndodhen në Bul. "Goce Dellçev" nr.18 (ndërtesa e RTVM-së, kati 11)", kumtoi MASH.
Nxënësit e shkollave të mesme të cilët do të marrin bursa, nuk duhet të parashtrojnë marrëveshje të shtypura dhe të nënshkruara, të drejtat dhe obligimet e tyre lidhur me shfrytëzimin e bursës janë cekur në vendim. ab/
Foto: МIА arkivi