• сабота, 21 февруари 2026

MASH: Gëzuar Dita Ndërkombëtare e Arsimit

MASH: Gëzuar Dita Ndërkombëtare e Arsimit

Shkup, 24 janar 2026 (MIA) - Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH), nëpërmjet një komunikate me shkrim për mediat uroi 24 Janarin, Ditën Ndërkombëtare të Arsimit, duke kujtuar se  synojë që sa më shumë fëmijë dhe të rinj ta realizojnë atë në mënyrën më të mirë të mundshme.

Porosisin se arsimi është një nga prioritetet kryesore të Qeverisë.

"Pa arsim cilësor nuk mund të zhvillohemi si shoqëri dhe të forcohemi si shtet. Prandaj po i rrisim mjetet që i investojmë në shkolla të reja dhe salla sportive, në pajisje dhe mjete teknike, në digjitalizim dhe në mundësi për shfrytëzimin e teknologjive bashkëkohore në mësimdhënie", theksojnë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Magjia vërtet qëndron në dije, veçanërisht në një kohë kur po rriten sfidat globale. Përgjigjja më e mirë është t’i kthehemi arsimit dhe të theksojmë se secili mund të kontribuojë që ai të jetë më cilësor, qoftë si mësimdhënës, prind, kompani me përgjegjësi shoqërore apo organizatë joqeveritare.

"Me burimet më të mëdha buxhetore deri më tani, Ministria e Arsimit dhe Shkencës është e përqendruar në zhvillimin e programeve mësimore bashkëkohore, avancimin e gjithëpërfshirjes në arsimin fillor dhe të mesëm, si dhe në vendosjen e formulave të reja dhe më të drejta për financimin e shkollave. Zgjatja e kohës së kaluar në shkollë me aktivitete të synuara jo vetëm që përmirëson rezultatet arsimore, por ndikon edhe në zhvillimin e përgjithshëm të nxënësve. Kuadri mësimor ka siguri, merr paga më të larta dhe ka mundësi për zhvillim profesional dhe në karrierë si asnjëherë më parë", theksohet në kumtesën e Ministrisë së  Arsimit dhe Shkencës. mb/

Foto: MIA

Остани поврзан