"Marshi për engjëjt" më 15 nëntor në Shkup
- Të shtunën më 15 nëntor, prindërit e viktimave të zjarrit në diskotekën "Puls" paralajmëruan edhe një tjetër protestë "Marshi i engjëjve", e cila në vend se në Koçan do të mbahet në Shkup.
Koçan, 11 nëntor 2025 (MIA) - Të shtunën më 15 nëntor, prindërit e viktimave të zjarrit në diskotekën "Puls" paralajmëruan edhe një tjetër protestë "Marshi i engjëjve" e cila në vend se në Koçan do të mbahet në Shkup.
Fillimi i marshit është caktuar për në orën 12:05 në sheshin "Maqedonia", do të vazhdojë prej para Kuvendit deri para Gjykatës themelore penale Shkup.
"Fëmijët tanë kanë vdekur më 16 mars. Gjashtëdhjetë e tre fëmijë të cilët asnjëherë më nuk do t'i shohim. Nuk po kërkojmë nga ju mëshirë, po iu kërkojmë të bashkoheni me ne në luftën për drejtësi, sepse fëmijët tanë e meritojnë këtë. Marshojmë për të vërtetën. Dhimbja është e jona, por lufta është për të gjithë ne. Kemi nevojë për mbështetjen tuaj", potencuan prindërit në një video mesazh. rq/
Foto: MIA