• петок, 05 декември 2025

Marshi i parë protestues, "Marshi e engjujve" prej se ka filluar gjykimi në Idrizovë

Marshi i parë protestues,

Koçan, 29 nëntor 2025 (MIA) - Në Koçan sot prindërit e viktimave në zjarrin tragjik në diskotekën "Puls" e mbajtën marshin e parë për engjujt e tyre prej se ka filluar procesi gjyqësor në Idrizovë.

Duke iu drejtuar opnionit prej para Gjykatës themelore, ata thanë se seancën e parë e pritën me shpresë, të dytën me të dridhura, pas çka u përballën me zhgënjim të rëndë, sepse ajo ishte shtyrë, sipas tyre, pa nevojë dhe ndjenjë dhimbjeje që e bartin.

Gjithashtu, sipas prindërve, është e palejueshme orgfanizimi i një procesi gjyqësor në mënyrë që ata të ndajnë hapësirë të njejtë parkikmi me të akuzuarit.

Prindërit në marshin e sitëm të 29-të kërkuan nga disa prej avokatëve të cilët i përfaqësojnë të akuzuarut në rast, posaçërisht ata nga Koçani, të tregojnë njerëzi dhe mirëkuptim për fëmijët e tyre.

Prindërit e viktimave në diskotekën "Puls" edhe sot përsëritën se janë në pritje të aktakuzës për nëpunësit e dyshuar policorë.

"Marshi i engjujve" sot filloi nga "Parku i Revolucionit", përmes Qendrës tregtare, Drrejtorisë për të ardhura publike dhe Policisë së Koçanit, vazhdoi drejt qarkores tek ura e dyfishtë në Koçan ku pati ndalesë të shkurtë. kolona vazhdoi drejt gjykatës së Koçanit dhe prokurorisë dhe u kthye në "Parkun e Revolucionit". ab/

Foto: МIА

 

 

Остани поврзан