Marselo pensionohet nga futbolli, ovacione për të në “Santiago Bernabeu”
- Real Madridi ka ftuar ish mbrojtësin Marselo të marrë pjesë në ceremoninë solemne para derbit me Atletiko Madridin mbrëmë në kuadër të xhiros së 23-të të La ligës.

Madrid, 9 shkurt 2025 (MIA) - Real Madridi ka ftuar ish mbrojtësin Marselo të marrë pjesë në ceremoninë solemne para derbit me Atletiko Madridin mbrëmë në kuadër të xhiros së 23-të të La ligës.
Para ndeshjes “Mbretërit” zhvilluan një ceremoni lamtumire për brazilianin i cili u përshëndet nga tifozët e Realit. Më 6 shkurt, Marselo bëri të ditur pensionimin nga futbolli në moshën 36-vjeçare.
Marselo luajti për klubin madrilen nga viti 2007 deri në vitin 2022, duke regjistruar 546 ndeshje (38 gola dhe 103 asiste).
Braziliani u bë kampion i Spanjës gjashtë herë, ndërsa pesë herë fitoi Ligën e kampionëve.
Foto: EPA