• сабота, 22 февруари 2025

Marketet me qarkullim pothuajse të përgjysmuar pas bojkotit të qytetarëve, Qeveria për nesër paralajmëron detaje nga kontrollet inspektuese

Marketet me qarkullim pothuajse të përgjysmuar pas bojkotit të qytetarëve, Qeveria për nesër  paralajmëron detaje nga kontrollet inspektuese

Shkup, 2 shkurt 2025 (MIA) - Pas bojkotit të blerjeve në markete të premten, i cili u zbatua për herë të parë në vend pas shembullit të Kroacisë dhe vendeve të tjera të rajonit, zinxhirët më të mëdhenj të marketeve shënuan rënie të qarkullimit prej gati 50 për qind. Sipas të dhënave të Drejtorisë për të Ardhura Publike, qarkullimi i përgjithshëm në tetë zinxhirët më të mëdhenj të marketeve në vend është ulur për 46,59 për qind krahasuar me të premten e kaluar dhe për 46,29 për qind krahasuar me të enjten. Institucionet kompetente sigurojnë se inspektorët janë në terren dhe më shumë detaje njoftojnë për nesër.

 Nga Drejtoria për të Ardhura Publike paralajmërojnë se do të vazhdojnë me monitorimin dhe analizën, si dhe informim të publikut për të gjitha të dhënat e rëndësishme.

"Të dhënat nga sistemi i regjistrimit të qarkullimit me para të gatshme (GPRS), gjegjësisht është regjistrur qarkullimi me para të gatshme në tetë zinxhirët më të mëdhenj të marketeve në territorin e  të gjithë shtetit për ditët 24, 30 dhe 31 janar të vitit 2025, tregojnë se pardje, më 31 janar të vitit 2025, deri në mesnatë, në sistemin GPRS të DAP-it është regjistruar qarkullim i përgjithshëm në vlerë prej 114.293.367 denarë. Të enjten, 30.01.2025 deri në mesnatë, sistemi GPRS i DAP-it ka regjistruar qarkullim të përgjithshëm në vlerë prej 212.782.151 denarë, ndërsa të premten, 24.01.2025 deri në mesnatë, sistemi GPRS i DAP-it ka regjistruar qarkullim prej 210.985 denarë", saktësojnë nga DAP-i. 

Pas shembullit të Kroacisë dhe disa shteteve tjera, të premten qytetarët në këtë vend iu bashkuan thirrjes në rrjetet sociale që të mos bëjnë pazar në supermarkete për shkak të çmimeve të larta të produkteve ushqimore bazë. Bojkoti u përkrah nga Qeveria dhe disa parti politike.

null

 Të dhënat nga Rrjeti i biznesit treguan se shtatë zinxhirët më të mëdhenj të supermarketeve në vend gjeneruan të ardhura totale prej 930 milionë euro në vitin 2023. Në pozitën udhëheqëse, ndër to janë supermarketet "Vero", të cilat kanë fituar mbi 10 milionë euro, që është gati 13 për qind më shumë krahasuar me një vit më parë. Në vend të dytë është "Kam Marketet" me fitime prej 7.3 milionë euro. Në mesin e atyre me fitime të mëdha është "Kiper", i cili fitoi 5.5 milionë euro, i ndjekur nga "Stokomak" me një fitim prej katër milionë eurosh. Viva-Fresh (ish Kit-Go) ka fitime të ngjashme si Kiperi. Ramstori  kishte një fitim prej dy milionë euro e gjysmë, ndërsa Tineksi 1.4 milionë.

Nga Qeveria, njoftojnë më shumë detaje nga kontrollet për të hënën, vlerësojnë se zgjidhja për çmimet e larta të produkteve ushqimore duhet kërkuar përmes dialogut ndërmjet prodhuesve dhe tregtarëve dhe apelojnë që të respektohet Ligji për praktika të padrejta tregtare.

"Bëhet analizë detajore, do të mund të ndaj më shumë informacion me publikun duke filluar nga e hëna. Por mund të them se një pjesë e asaj që na shqetësonte, pra frika jonë, po bëhet e vërtetë dhe realitet, ndaj ne po veprojmë dhe do të vazhdojmë të veprojmë. Si Qeveri kemi obligim që ta mbrojmë standardin jetësor të qytetarëve", tha dje Mickoski gjatë një vizite në Koçan.

Dënime drakoniane për mosrespektim të Ligjit për praktika të padrejta tregtare dhe të gjitha ligjet tjera i ka paralajmëruar të premten ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska, e cila apeloi tek të gjithë tregtarët që t'i respektojnë ligjet, sepse siç thotë ajo, transaksionet financiare nuk mund të fshihen edhe kur do të zbulohen nga inspektorët?

"Është e vërtetë që gjatë kësaj periudhe për shkak të kapaciteteve të kufizuara, institucione të caktuara nuk kanë mundur të dalin dhe të kontrollojnë situatën, por kur bëhet fjalë për paratë dhe transaksionet financiare, gjithçka mbetet përgjithmonë. Kjo do të thotë që, për shembull, mund të bëjmë një inspektim pas 12 muajsh dhe nëse konstatojmë parregullsi, do të vijojnë penalitetet. Prandaj apeloj që të gjitha kompanitë në vend të respektojnë ligjet, sepse në një moment një nga institucionet do të dalë në terren dhe do të bëjë inspektim dhe do të ketë dënime drakoniane", tha Dimitrieska-Koçoska.

Zgjidhja për rritjen e çmimit, sipas Odës Ekonomike të Maqedonisë, duhet të kërkohet në dialogun ndërmjet prodhuesve dhe tregtarëve.

Од Министерството за економија и труд информираат дека министерот Бесар Дурмиши, неговиот заменик Марјан Ристески и директорот на Државниот пазарен инспекторат, Влатко Стојкоски, денеска ќе п

"Ne do të sillemi në mënyrën më të përgjegjshme dhe së bashku me Qeverinë do të kërkojmë zgjidhje për këtë dhe me palët e tjera të interesit", tha të premten kryetari i Odës Ekonomike Branko Azeski.

Rritja e çmimeve është reflektuar edhe në vlerën e shportës minimale sindikale, e cila në muajin janar ishte 63.252 denarë, me një rritje prej 391 denarë në krahasim me dhjetorin. Në sektorin e ushqimeve dhe pijeve është shënuar rritje prej 123 denarë. Për vetëm një vit shpenzimet minimale të një familjeje katër anëtarëshe janë rritur për 6.089 denarë ose 10,63 për qind.

Të gjithë këta tregues, sipas Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, janë argument i mjaftueshëm për rritjen e pagës minimale dhe të gjitha pagave tjera, për të cilat do të diskutohet nesër në seancën e Këshillit Ekonomiko-Social. Kryeministri Mickoski njoftoi se të hënën në seancë do të prezantojë, siç tha, "çmimet reale" të produkteve nga shporta e konsumatorit, sepse sipas tij, kalkulimi është manipuluar nga ish zyrtarë të LSDM-së. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

Остани поврзан